Dështim i Francës, mundet nga Kina
Ka përfunduar me rezultatin 1-0 miqësorja e zhvilluar pasditen e djeshme mes kombëtareve të Francës dhe të Kinës, e cila për surprizën e të gjithëve ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të aziatikëve. Goli i vetëm i kësaj ndeshjeje u shënua nga Deng në minutën e 68 pas ekzekutimit perfekt të një goditjeje dënimi. Në këtë mënyrë, Kombëtarja aziatike ka mundur të çojë në shtëpi një fitore historike, duke e barazuar bilancin e përballjeve me francezët. I vetmi takim mes dy skuadrave në të kaluarën datonte në vitin 2006. Në atë sfidë transalpinët kishin mundur të fitonin me rezultatin 3-1. Në dy miqësoret e zhvilluara deri tani, “Bleus”-at e trajnerit Raimond Domenek kishin mundur Kosta Rikën 2-1 dhe kishin barazuar 1-1 me Tunizinë. Kjo ishte edhe miqësorja e fundit e parashikuar për ta përpara fillimit të botërorit. Kjo paraqitje zhgënjyese e Anelka & Co., i bën të gjithë të mendojnë se Franca nuk gëzon një formë të mirë dhe një gjë e tillë e komprometon shumë ecurinë e tyre në turneun më të madh futbollistik në botë.
#