E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink e lë Turqinë për Chelsean?

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 19:30

Guus Hiddink duket se do ta lë Turqinë, duke e lënë në gjysmë kampanjën për Euro 2012, pas më pak se një viti.

BBC raporton se Federata e Futbollit të Turqisë ka frikë se do ta humb trajnerin 64 vjeç. Hiddink mund t’i kthehet futbollit anglez, përkatësisht Chelseas.

Ai shihet si pasardhësi i Carlo Ancelottit, i cili u shkarkua javë më parë. Holandezi e kaloi një gjysmë sezoni në Stamford Bridge, në vitin 2009 kur e zëvendësoi të shkarkuarin Luis Felipe Scolari. Në atë sezon, ai e udhëhoqi ekipin e Roman Abramovich drejt triumfit në FA Cup. Ai ka kontratë edhe një vit me Turqinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›