E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool ‘peshkon’ në Barcelonë

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 19:40

Liverpool e ka ndërmend të ‘peshkojë në Barcelonë. Sipas shtypit spanjoll, Reds e kanë ndërmend t’i transferojnë dy futbollistë të rinj të gjigantit katalunas.

Ndër objektivat e klubit anglez është sulmuesi Bojan Krkic dhe mesfushori ofanziv Jeffren, të cilët nuk patën hapësira të mjaftueshme këtë sezon në ekipin e Pep Guardiolas.

Në Angli, këta dy futbollistë do të mund të luanin më shpesh, ngase Liverpool gjatë sezonit të fundit pati në skuadër plot futbollistë të rinj.

Krkic kërkohet edhe nga skuadra të tjera evropiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›