Nuk mjaftojnë 40 pikët e Bryantit

Kobe Bryant ka shënuar më shumë pikë sesa pjesa tjetër e ekipit të Los Angelesit, por kjo nuk i ka mjaftuar ekipit të tij që ta evitojë humbjen në shtëpi nga Indiana. Ylli i Lakers realizoi 40 pikë, por që nuk e ndihmuan ekipin verdh e kaltër, i cili e pësoi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit.
Philadelphia fitoi ndaj Dallasit, kurse Love ishte vendimtar në Sacramento, në fitoren e Minnesotas. Kurse, Phoenixi ia shkaktoi Clevelandit humbjen e dhjetë në 11 ndeshjet e fundit. Rezultatet: Philadelphia – Dallas 100-98, Cleveland – Phoenix 78-91, Sacramento – Minnesota 89-97, L.A. Lakers – Indiana 77-79 e Houston – Toronto 117-101.