Brazili s’merr trajner të huaj
Brazili nuk do të udhëhiqet nga një trajner i huaj. Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Jose Maria Marin e ka përjashtuar mundësinë që vendi jug-amerikan të udhëhiqet nga një trajner i huaj. Me këtë rast ka rënë nga kombinimi spanjolli Pep Guardiola, i cili shihej si kandidat i mundshëm i ‘Seleçaos’.
Për ta zëvendësuar të shkarkuarin Mano Menezes, favorit mbeten Muricy Ramalho i Santosit, Tite i Corinthiansit, ish selektori Luiz Felipe Scolari dhe Abel Braga i Fluminenses. Nga gjithë këta, Scolari mbetet si më i preferuari. Brazili e shkarkoi Menezesin pasi që nuk ishte i kënaqur me punën e tij.