E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biasi voton Messin

Gianni De Biasi ka vendosur tashmë se cilin futbollist ta votojë për çmimin prestigjioz ‘Topi i Artë’.

Trajneri italian, i cili e udhëheq Kombëtaren shqiptare ka treguar se vota e tij do të shkojë për futbollistin më të mirë në botë aktualisht, Lionel Messi.

“Do votoj Mesin. E di që atij i është mbushur shtëpia me ‘Topa të Artë’, por mendoj se e meriton”, ka thënë trajneri italian. Ylli argjentinas i Barcelonës e ka fituar këtë trofe në tre vjetët e fundit dhe shihet si favorit për ta bërë një gjë të tillë edhe sivjet, së bashku me Cristiano Ronaldon e Real Madridit dhe Andres Iniestan e Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›