E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi, gati 7 milionë për Llorenten

Fernando Llorente mund të largohet nga Athletic Bilbao gjatë janarit, për t’u transferuar në Juventus, i cili ka bërë gati 7 milionë euro, shkruan uebfaqja goal.com.

Kampioni aktual i Serie A kishte planifikuar ta transferonte përfaqësuesin spanjoll gjatë verës, por ekipi spanjoll kishte refuzuar.

Mirëpo, Bianconeri shpresojnë që ekipi bask e ka ndërruar mendjen për 27 vjeçarin, të cilin mund ta humbasë pa para gjatë verës së ardhshme, nëse nuk e shet në janar. Llorente ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në vitin 2013. Arritja eventuale e tij do të nënkuptonte se Alessandro Matri ose Nicklas Bendtner mund ta lënë ‘Zonjën e Vjetër’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›