E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink refuzon Bregun e Fildishtë

Trajneri holandez, Guus Hiddink është tërhequr nga gara për të drejtuar Bregun e Fildishtë në Kampionatin botëror në qershor.

Hiddink ka kontratë me Rusinë deri më 30 qershor, ndërsa ka nënshkruar marrëveshje për ta udhëhequr Turqinë nga gushti i këtij viti.

Ai ka thënë se drejtimi i përkohshëm i Bregut të Fildishtë do të ndikonte në punën e tij aktuale dhe atë të ardhme. “Nëse do të kisha nënshkruar me Bregun e Fildishtë, do të mungoja në disa ndeshje dhe ta them të vërtetën, nuk mendoj se ajo është punë që më takon mua”, tha Hiddink.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›