Kasami merr vizën për të luajtur

Pajtim Kasami, edhe zyrtarisht është futbollist i Bellinzonas. Klubi zviceran, përmes uebfaqes së vetë zyrtare, të premten ka bërë të ditur se janë kompletuar më në fund të gjitha dokumentet që i mundësojnë 17 vjeçarit kosovar që të paraqitet në ndeshje zyrtare.
“Pajtim Kasami sot e ka marrë autorizimin e rregullt nga ana e organeve më të larta të futbollit zviceran, i cili ia mundëson zhvillimin e ndeshjeve zyrtare me ekipin tonë. Andaj, futbollisti menjëherë do të jetë në dispozicion të trajnerit Cavasin, për ndeshjet e ardhshme të ASL, për sezonin 2009-10”, shkruan në uebfaqen zyrtare të Bellinzonas.
Muaj më parë, Kasami e kishte shkëputur kontratën me Lazion dhe ky rast kishte bërë bujë të madhe në Itali dhe Zvicër. Klubi italian ende e konsideron të parregullt shkëputjen e kontratës së Kasamit, që luante për të rinjtë e Biancocelesti.
Mirëpo, ky lajm i ka shuar përfundimisht shpresat e Lazios, e cila, edhe pse e kishte humbur futbollistin kosovar me nënshtetësi zvicerane, që e kishte shkëputur kontratën, shpresonte ende se do ta kishte në dispozicion atë.