Lennon rrezikon Botërorin

Paraqitja e mesfushorit Aaron Lennon në Kampionatin botëror është në dyshim, pasi menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka bërë të ditur se nuk është ne dijeni për datën e rikthimit të yllit anglez në fushë nga lëndimi. Lennon është duke qëndruar jashtë fushës nga muaji dhjetor, por ende nuk dihet data e përafërt e rikthimit të tij.
“Nuk mund të them me siguri nëse Lennon do të luajë përsëri këtë sezon. Thjesht nuk kemi një datë rreth rikthimit të tij”, tha Redknapp për tabloidin anglez, The Sun.
“Nuk mund të them me siguri nëse Lennon do të luajë përsëri këtë sezon. Thjesht nuk kemi një datë rreth rikthimit të tij”, tha Redknapp për tabloidin anglez, The Sun.