Hidhej nga ura, vdes herën e katërt
Dy të rinj kanë provuar të vetëflijohen ditën djeshme.
POGRADEC/RUBIK
Njëri prej tyre, në Rubik gjeti vdekjen në tentativën e katërt të këtij qëllimi, ndërsa një 23-vjeçar i paraburgosur u shpëtua nga policët e komisariatit të Pogradecit pasi gjykata vendosi ta linte në qeli. Ngjarja e parë që përfundoi me vdekjen e 26-vjeçarit Fatos Buba ndodhi në fshatin Manëz të Rubikut. I riu nuk ka pasur shpëtim pasi u hodh nga një lartësi prej 10 metrash në një urë të hekurudhës për të rënë mbi zhavorr, në shtratin e lumit Fan. Mendohet se shkaku që e ka çuar Bubën në ndërmarrjen e aktit të vetëflijimit të ketë qenë një konflikt në familje i nisur me të ëmën e cila nuk kishte pranuar që i biri ta shoqëronte gjatë vizitës së të atit në sanatoriumin e Tiranës ku ishte shtruar. Në këto rrethana, rreth orës 10:00, duke shfrytëzuar edhe momentin që pranë urës nuk kishte njerëz ai është hedhur nga lartësia në shtratin e lumit. Kanë qenë banorë të zonës ata që e kanë gjetur pak momente më vonë trupin e të riut, duke lajmëruar edhe policinë. Sipas të dhënave të marra nga familjarët, Fatos Buba ka pasur probleme të vazhdueshme, madje ata kanë treguar se është rasti i katër që 26-vjeçari ka tentuar të vetëvritej në të njëjtën mënyrë, por tre rastet e para ai ka rënë në ujërat e lumit Fan, duke i shpëtuar vdekjes. Ndërkohë që burime zyrtare policore kanë pohuar se, Buba ishte një person me probleme mendore. Mesditën e djeshme, një 23-vjeçar ka tentuar të vrasë veten në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë në Pogradec. Shpëtim Xhukellari ka përdorur mëngët e trikos për t’i dhënë fund jetës, por të paraburgosurit e tjerë kanë dhënë alarmin, duke shmangur fundin tragjik.
Burime të policisë lokale kanë bërë të ditur se, fillimisht 23-vjeçari është gjetur në gjendje kritike për shkak të bllokimit të frymëmarrjes, por pas ndërhyrjes së parë dhe të mjekëve gjendja e tij është normalizuar. Shkak për këtë ngjarje është bërë masa e sigurisë e dhënë nga gjykata ndaj tij dy orë para tentativës së vetëvrasjes. Theksohet nga policia se, 23-vjecari nga fshati Vërdovë i Pogradecit ishte lënë në “arrest me burg” nën akuzën e plagosjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë, vendimi i gjykatës për lënien në burg, ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së tij mendore.
I vetëvaruri, shkroi në trup dëshminë
Lefter Basha, 44-vjeçari i gjetur i vetëvarur dy ditë më parë në Laç, kishte shkruar arsyen e vetëflijimit mbi trupin e tij. Burime të policisë bëjnë të ditur që gjatë ekspertizës së trupit të pajetë të Bashës është konstatuar se në të gjithë trupin e tij ishte shkruar me stilolaps “kam vendosur të vetëvritem, pasi ish-gruaja ime kishte marrëdhënie me biznesmenin Remzi Hoxha”. Këtë fakt Basha e kishte pohuar edhe më 7 maj kur tentoi të vetëvritej, duke u hedhur nga 50 metra lartësi. Ndërkohë që edhe pse ai këmbënguli që të merrej në pyetje nga policia, Basha njihej si person me probleme mendore, fakt që nuk pranohej nga të afërmit e tij.