Prokuroria çon në gjyq dispeçerin, rriti fiktivisht çmimin e aboneve
TIRANE – Një punonjës i Transportit Urban pranë Bashkisë së Tiranës, dërgohet i akuzuar në gjykatë për veprën penale “vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës”.
Pëllumb Vata, 30 vjeç, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, konkretisht nga Njësia Task-Force Antikorrupsion pasi në kohën e krizës për abone, i ka shituar ato me dyfishin e çmimit tek qytetarët. Ai është arrestuar nga operacioni i policisë i koduar “Abuzimi i fundit” lidhur me akuzat “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Pëllumb Vata, 30 vjeç, me detyrë dispeçer në transportin urban, pranë Bashkisë së Tiranës akuzohet se ka kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën pasi dyshohet se ka përvetësuar fitimin nga shitja e aboneve me çmim të dyfishuar. Sipas hetimeve, i pandehuri është arrestuar në kushtet e flagrancës në afërsi të sheshit “Skënderbej”, në ambientet e një kioske që shërbente për shitjen e aboneve të linjës së transportit urban Kombinat- Kinostudio. I akuzuari ra në pranga në momentin e shitjes së aboneve të kësaj linje me çmime që varionin nga 600 deri në 800 lekë, ndërkohë që tarifa e përcaktuar ligjërisht ishte është 200-300 lekë.