“Hodhën firma për tokën nga emigracioni”
Dy nga dhjetë personat e arrestuar dhe të akuzuar në dosjen e abuzimeve me tokat në Kashar, kanë firmosur dokumente sikur ishin pronarë trojesh në këtë zonë, në një kohë që kanë qenë emigrantë jashtë Shqipërisë.
Trazhgim Sokolaj
Një fakt i tillë është zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës e cila që prej muajit gusht 2007 filloi verifikimin e abuzimeve me qindra metra tokë të banorëve të zonës në Kashar, pas 32 denoncimeve të bëra prej tyre në organet e policisë. Gjatë hetimeve të zhvilluara deri pak ditë më parë, kur dosja u dërgua në gjykatë me dhjetë persona të akuzuar, Prokuroria ka sekuestruar dhe verifikuar të gjitha dokumentet e përdorura në vjedhjen e tokave të banorëve të zonës dhe shitjen e tyre tek persona të tretë. Gjatë shqyrtimit të dokumenteve, Prokuroria ka zbuluar dy raste kur personat e arrestuar kanë plotësuar dokumente që datojnë në vitin 1996, sikur ata ishin pronarë të një sipërfaqeje toke prej 12 mijë metra katrorë. Pas verifikimeve të zhvilluara nga grupi hetimor, është mësuar se të dy këta persona, nuk kanë qenë fare në Shqipëri, në kohën kur pretendonin se ishin bërë pronarë të tokave që më pas i kishin shitur me dokumentet e falsifikuara. Verifikimet e mëtejshme zbuluan se të dy të arrestuarit, kanë qenë jashtë Shqipërisë, konkretisht në Angli, në kohën kur në komunën e Kasharit në Tiranë, ishin hartuar dokumentet. Edhe vetë të arrestuarit mësohet se kanë pranuar faktin se kanë qenë emigrantë në vitin 1996.
Hetimi i abuzimeve
Pasi ka marrë deklarimet e të akuzuarve për vjedhjen e tokave përmes falsifikimit të dokumenteve, Prokuroria ka zhvilluar hetime të mëtejshme. Janë marrë mostrat e firmës nga dokumente të firmosura nga vetë të arrestuarit dhe janë krahasuar në ekspertizë me nënshkrimin që ata pretendonin se kishin hedhur në dokumentet që i kishin bërë pronarë. Ekspertiza ka konfirmuar falsifikimin e dokumenteve. Pas kësaj, Prokuroria ka arritur të provojë se në fakt, dokumentet nuk ishin hartuar në vitin 1996, por ishin bërë më pas ndërsa edhe data e tyre e pretenduar, ishte falsifikuar. Shkresat janë hartuar pas vitit 2003, por data e tyre është falsifikuar qëllimisht sikur ato dokumente i përkisnin vitit 1996. Një veprim i tillë është bërë pikërisht me qëllimin që toka prej 12 mijë metra katrorë, t’u rrëmbehet pronarëve të saj, pasi ata kishin hartuar dokumentacionin pas vitit 1998. Duke falsifikuar datën e dokumenteve, të arrestuarit pretendonin se me këto shkresa do të tregonin se kanë qenë pronarë të tokës para të zotëve të vërtetë të saj. Tre ish-krerët e komunës, Ilir Sula, Faik Fejza dhe Naim Karaj janë arrestuar më 1 dhjetor 2007 me akuzat e falsifikimeve dhe shpërdorimit të detyrës si dhe korrupsionit në vjedhjen e më tepër se 180 hektarëve tokë të banorëve të zonës së Kasharit. Ata u arrestuan bashkë me shtatë persona të tjerë, nëpunës dhe bashkëpunëtorë që kishin marrë pjesë në falsifikimin e dokumenteve dhe pazaret me tokat nga të cilat kanë arritur fitime marramendëse.
Të arrestuarit
1. Alfred Sula, ish-kryetar komune
Akuzuar për 13 raste abuzimi me 63012 metra katrorë tokë
2. Bardhyl Kamberi
I akuzuar për 6 raste abuzimi me 24400 metra katrorë tokë
3. Faik Fejza, ish-kryetar komune
I akuzuar për 9 raste abuzimi me 45062 metra katrorë tokë
4. Islam Shera
I akuzuar për 10 raste abuzimi me 53920 metra katrorë tokë
5. Ismail Bakalli
I akuzuar për dy raste abuzimi me 13450 metra katrorë tokë
6. Ismail Sula
I akuzuar për 2 raste abuzimi me 2500 metra katrorë tokë
7. Naim Karaj
I akuzuar për 5 raste abuzimi me 21750 metra katrorë tokë
8. Ruhi Valisi
I akuzuar për 3 raste abuzimi me 13550 metra katrorë tokë
9. Shefqet Alikaj
I akuzuar për 9 raste abuzimi me 59982 metra katrorë tokë
10. Xhevahir Hyka
I akuzuar për 5 raste abuzimi me 27862 metra katrorë tokë
Naim Karaj
Është ish-kryetari tjetër i komunës Kashar, që u arrestua nga Prokuroria me akuzën e falsifikimit, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për pesë raste abuzimi me tokat e banorëve të Kasharit. Akuzohet për 21750 metra katrorë tokë.
Faik Fejza
Është arrestuar nga Prokuroria në cilësinë e ish-kryetarit të komunës. Ai akuzohet për falsifikime dhe abuzime në 9 raste pronash me 45062 metra katrorë tokë, e cila u përkiste personave të ndryshëm por që është shitur pa dijeninë e tyre tek të tretët.
Alfred Sula
Kur u arrestua ishte në cilësinë e kryetarit të komunës. Akuzohet nga Prokuroria se ka abuzuar duke falsifikuar dokumentet në 13 raste për një sipërfaqe prej 63012 metra katrorë tokë që u përkiste personave të ndryshëm, por që pas falsifikimeve është shitur tek të tretët.