E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në grevë urie për reformën e naftës

VLORE – Ndërsa po vazhdojnë protestat e punëtorëve që priten të largohen si pasojë e reformës në Albpetrol, 30 prej tyre, në ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës në Gorisht kanë hyrë dje në grevë urie. 

Me kërkesën e vetme të rikthimit në punë ata janë ngujuar dje në ambientet e ndërmarrjes. Në këtë ndërmarrje janë larguar nga puna 85 punëtorë, të cilëve u është komunikuar lista me emra javën e kaluar. “Na kanë hedhur në rrugë pas shumë vitesh  si punëtorë në këtë ndërmarrje të vështirë, ku jemi të kualifikuar, specialistë dhe prej shumë vitesh i shërbejmë këtij sektori. Kjo reformë është bërë me përzgjedhje politike, ku kriteri i vetëm nuk ka qenë ai profesional, por ai partiak”, pohojnë ata.            q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›