Zhduken 4 kinezët, u liruan nga gjykata pas arrestimit në Rinas
TIRANE – Zhduken katër kinezët e arrestuar në Rinas me pasaporta shqiptare të falsifikuara.
Gjykata e Tiranës edhe dje e pati të pamundur të niste shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të tyre, pasi ata rezultojnë të zhdukur dhe nuk gjenden që nga koha që u liruan me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Katër kinezët Shanjun Chen, 39 vjeç; Zhenggyn Çang, 37 vjeç; Erqiu Zheng, 34 vjeç dhe Xiuqin Zheng, 25 vjeç, të gjithë lindur e banues në Fujian, Kinë u prangosën më 13 gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit sapo kishin mbërritur nëpërmjet Stambollit, ndërsa Shqipërinë e përdornin si pikë transiti për të shkuar klandestin në Evropë. Bashkë me ta u prangos edhe një bashkatdhetar i tyre, rezident prej disa vitesh në Laprakë, por pas kryerjes së hetimeve paraprake rezultoi se ai nuk ishte përfshirë në trafik. Tre ditë më vonë Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, pasi bashkatdhetari i tyre doli garant se do i strehonte në shtëpinë e tij derisa të përfundonte hetimi. Por pas përfundimit të hetimeve nën akuzën e falsifikimit të vizës shqiptare, katër kinezët u zhdukën pa gjurmë, ndërsa kanë mbetur në dosjen hetimore vetëm pasaportat e tyre, në të cilat janë vendosur vizat shqiptare të falsifikuara. Dje gjyqtari i çështjes i dërgoi shkresë policisë së kryeqytetit dhe asaj të shtetit për gjendjen e katër kinezëve dhe dërgimin e tyre para gjykatës. Edhe pse dosja e tyre ka mbërritur në gjykatë para një muaj, për shkak të mosnjoftimit të të pandehurve është e pamundur të nisë procesi gjyqësor. fa.ma.