E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Nuk do lejojmë që SHISH të merret peng

 Partia Socialiste doli dje kundër projektligjit të Qeverisë, për ndryshimet në Shërbimin Informativ Kombëtar. “Sali Berisha ka hedhur në treg produktin më të rrezikshëm të politikës së tij të vjetër, të ashtuquajturin projekt për reformimin e shërbimit sekret shqiptar, që s’është gjë tjetër veçse deformimi nga e para i një shërbimi fatmirësisht të depolitizuar vite më parë. Sali Berisha kërkon të rimarrë kontrollin e shërbimit sekret për të rifilluar përndjekjen e opozitës, duke rënduar kësisoj edhe më shumë problematikën e lirive e të drejtave të njeriut”, tha deputeti socialist, Eduart Shalsi. Ai theksoi se “Sali Berishës i duhet tani një shërbim sekret për të mos lejuar që opozitarët e këtij regjimi arrogant dhe injorant, të nxjerrin në dritë të zezat e keqqeverisjes e të babëzisë së familjes në pushtet”. “Ne nuk do ta lejojmë kurrë që edhe shërbimi sekret shqiptar të merret peng në zyrën e Saliut, siç janë marrë peng kutitë e votimit të 28 qershorit”, theksoi Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›