E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet në treg produkti më i ri

 

Tirana Bank ka hedhur në treg produktin e saj më të ri. Konkretisht Tirana Bank Online – Internet Banking është produkti më i ri i ofruar nga kjo bankë, i cili i mundëson klientëve të saj të kryejnë veprime bankare nga çdo vend që ndodhen. Ky është një produkt elektronik i Tirana Bank, nëpërmjet të cilit veprimet e klientëve do të kryhen me sigurinë më të lartë të teknologjisë elektronike bankare, nëpërmjet tre alternativave që ky produkt ofron. Konkretisht internet Banking ose veprime nëpërmjet internetit, phone Banking ose veprime që mund të kryhen nëpërmjet telefonit statik apo celular si dhe mobile banking (ose veprime nëpërmjet ekranit të celularit. Përfitimet e këtij produkti të ri iu janë përshtatur kërkesave të klientëve shqiptarë në rritje, për të qenë sa më pranë shërbimeve bashkëkohore perëndimore në tregun bankar. Në Shqipëri ka vetëm pak mundësi që banka të nivelit të dytë të ofrojnë për klientët e tyre këtë lloj shërbimi dhe në përgjithësi ato kushtëzohen duke ofruar vetëm pagesat online në internet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›