Vodafone përzgjedh Alcatel-Lucent
Alcatel-Lucent dhe Vodafone Albania kanë nënshkruar marrëveshjen rreth investimit më të madh në shpërndarjen e programit të Alcatel-Lucent SurePay® për Zgjidhje në Shërbimet me Parapagim.
Sipas kontratës, Alcatel-Lucent përfundoi projektin SurePay® në qershor 2008. “Pas migrimit të suksesshëm të të gjitha produkteve dhe shërbimeve drejt platformës së re, Vodafone Albania dhe Alcatel-Lucent po punojnë intensivisht për të kënaqur klientët e Vodafone Albania”, deklaroi Genci Hamzaraj, drejtor i Departamentit të Teknologjisë të Vodafone Albania. Sipas tij, paketat e para me zë dhe SMS janë shpërndarë menjëherë pas migrimit. “Është krijuar një gamë e gjerë produktesh dhe shërbimesh të tjera inovative, duke u fokusuar më shumë në ofertat mbi të dhënat. Duke marrë në konsideratë progresin e bërë deri tani dhe duke pasur parasysh përkushtimin e treguar nga Alcatel-Lucent, kemi besim se do të arrijmë të realizojmë planet tona”, tha ai.