Hidhet nga ballkoni 68-vjeçari
Një 68 vjeçar me emrin O. Topuzi nga qyteti i Kukësit i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë i shtëpisë ku jetonte. Babai i shtatë fëmijëve vuante prej disa vitesh nga hipertensioni çka e kishte rrëzuar në depresion të thellë. Ai ka punuar si shofer për dhjetëra vite, ndërsa vitet e fundit ishte mbyllur në shtëpi prej sëmundjes. Ai kishte shfaqur edhe më herët shenja të depresionit, por ishte mbikëqyrur nga familjarët. Natën duke gdhirë e enjtja, rreth orës 03:00, 68-vjeçari është hedhur nga ballkoni i shtëpisë në kohën kur të gjithë kanë qenë në gjumë. Për qytetin e Kukësit ky është rasti i dytë i vetëvrasjes gjatë këtij viti, dhe rasti i pestë në shkallë qarku.