E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncohet nga e mitura, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar dje një 30-vjeçar, i cili akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Maliqit dje në mesditë, kur Luan Strora ka marrë me forcë fqinjën e tij 10 vjeçe dhe ka kryer me të vepra të turpshme. Sipas policisë, vajza me inicialet I. Zh. ka qenë duke shkuar te halla e saj dhe kur është futur në hyrjen e pallatit është sulmuar nga 30-vjeçari, i cili duke e kërcënuar ka kryer veprime të turpshme me të. Sapo ka shpëtuar nga agresori, vajza ka vrapuar drejt shtëpisë së saj në pallatin përballë dhe u ka treguar prindërve për ngjarjen. Ata kanë shkuar në polici dhe pas pak orësh është bërë i mundur arrestimi i 30-vjeçarit Strora. Burime të policisë thanë se vajza 10 vjeçe do t‘u nënshtrohet ekspertimeve mjekoligjore për të vërtetuar nëse ndaj saj është ushtruar dhunë seksuale. Ndërkohë, 30-vjeçari është izoluar në ambientet e paraburgimit pranë Drejtorisë së Policisë së Korçës, i akuzuar paraprakisht për kryerjen e veprave të turpshme me të mitura.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›