Hidhet nga dritarja 45-vjeçarja depresive
Një 45-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga dritarja e banesës së vet. Ngjarja ndodhi dje, në orët e paradites, në lagjen "Lef Sallata" të qytetit të Vlorës. Gruaja ka zgjedhur të bëjë vetëvrasjen, pa shfaqur më parë asnjë shenjë që t‘i linte familjarët të dyshonin për vendimin e saj. 45-vjeçarja Flora Cenaj është çuar me urgjencë nga të afërmit në urgjencën e spitalit e qytetit bregdetar. Por goditja me tokën ka qenë fatale për të, pasi gruaja ka gjetur vdekjen pak minuta më pas nga plagët e marra. Shkaqet mësohen të jenë gjendja e rënduar depresive që kishte kaluar gruaja kohët e fundit.
mi.ma.
mi.ma.