Vetëvaret në pemë 31-vjeçari nga Bërzhita
Një 31-vjeçar që bashkëjetonte me një vajzë nga Rrethi i Elbasanit është gjetur dje i vetëvarur rreth orës 07:30, në afërsi të varrezave të fshatit Bujares, të Elbasanit. Bekim Haka, lindur e banues në fshatin Bërzhitë të Tiranës, është vetëvrarë në fshatin ku jetonte 29-vjeçarja L.Raga, me të cilën kishte bashkëjetuar për dy vjet. Mësohet se që nga muaji shtator i këtij viti, ata nuk bashkëjetonin dhe rezultoi se Haka është vetëvarur në një pemë ulliri pranë shtëpisë së të dashurës. Një nga pistat e hetimeve mbetet për mungesën e bashkëjetesës me 29-vjeçaren.
Be.Dy.
Be.Dy.