Hidhet nga dritarja e spitalit, humb jetën 75-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Një 75-vjeçar nga komuna Lumas është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë të spitalit rajonal të qytetit të Beratit. I moshuari vuante nga paraliza parciale. Nuk ka mundur të durojë paralizën parciale dhe ka vendosur t i japë fund jetës së tij, pikërisht në spital, ku ishte shtruar për mjekim. Sulejman Doko, 75 vjeçari nga komuna Lumas e rrethit të Beratit, prej tre ditësh, ishte shtruar në repartin e patologjisë, pikërisht në katin e tretë të spitalit. Sipas policisë, ngjarja ndodhi dje në mëngjes, kur i moshuari ka dalë në ballkonin e spitalit, në katin e tretë dhe është hedhur, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia shkoi në vendngjarje për zbardhjen e motiveve që nxitën 75-vjeçarin t i jepte fund jetës.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008