E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të varsë 34-vjeçarin, plagos vëllanë

Autori i Lajmit: red.
Sherri mes të rinjve për një parkim makinash, ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të njërit prej të rinjve. Sipas policisë, plagosja ka ndodhur rreth orës 19. 30 minuta, në hyrje të qytetit të Mamurasit. Sipas policisë, tre të rinj: Lan Bardhi, 34 vjeç, së bashku me vëllanë e tij, kanë filluar të debatojnë me një të ri bashkëmoshatar të tyre me mbiemër Llani, për parkimin e makinave. Sherri ka nisur në qendër të qytetit, por është zhvendosur më pas në dalje të tij, pranë disa pallateve në Mamuras në anë të rrugës nacionale Mamuras–Laç. I riu nga fshati Fushë-Mamuras me mbiemër Llani, sipas polcisë, është detyruar të ndalojë makinën me targa Kruje dhe të zbresë nga makina e tij i nxjerrë nga vëllezërit Bardhoku. Sapo ka zbritur nga makina, ata kanë filluar ta qëllonin me grushta Llanin, i cili u është kundërpërgjigjur menjëherë. Kjo ka bërë, sipas policisë, që vëllai i Lan Bardhokut të nxjerrë pistoletën për të vrarë Llanin, por sapo e ka shkrehur pistoletën, plumbi ka kapur të vëllanë e tij, 34-vjeçarin Lan Bardhoku, në kupën e gjurit të djathtë. Pas plagosjes së Bardhokut, Llani ka përfituar duke u larguar me makinën e tij në drejtim të Fushë-Mamurasit. Ndërsa Lan Bardhoku është dërguar në urgjencën e Mamurasit e më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Policia e Kurbinit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por gjatë ekpertizës ka mundur të gjejë vetëm njollat e gjakut, por asnjë gëzhojë të armës së krimit. Ndërkohë që i plagosuri në Spitalin Ushtarak, Lan Bardhoku, nuk ka pranuar të flasë asgjë para togave të policisë dhe gjithçka që është marrë vesh nga ana e policisë, kanë qenë rrugët operative të dëshmitarëve okularë. Banorët e këtij qyteti, që kanë qenë prezentë në momentin e krimit, kanë marrë arratinë për t i shpëtuar ndonjë plumbi qorr.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›