Aksidenti, plagosen 7 anëtarë të një familjeje
Autori i Lajmit: red.
Aksident me plagosjen e 7 personave ka ndodhur mbrëmjen vonë rreth orës 23 në aksin rrugor Ballsh–Tepelenë në vendin e quajtur Qafa e Kashit. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se një furgon me targa TP 2667 B, pasi ka dalë nga rruga, ka përfunduar në rrëpirën poshtë saj. Në këtë furgon udhëtonin shtatë persona ku më shumë kanë qenë fëmijë dhe adoleshentë. Furgoni është parë poshtë rrugës nga një emigrant, i cili udhëtonte me makinën e tij për në Greqi dhe ka njoftuar sallën operative në policinë e Ballshit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes brenda pak minutash. Mësohet prej burimeve policore se disa nga të aksidentuarit, duke ecur zvarrë, kishin arritur të dilnin nga automjeti që ishte përmbysuar pothuaj në greminë. Policia ka marrë të shtatë të aksidentuarit dhe i ka transportuar drejt spitalit të qytetit të Ballshit. Të gjithë të plagosurit mësohet të kenë qenë të afërm me njëri-tjetrin, ndërsa pesë prej tyre qëndrojnë ende nën kujdesin e mjekëve. Këta të fundit kanë thënë për gazetën se situata e tyre është e rëndë, pasi kanë marrë plagë jo vetën në organet jetike, por edhe në gjymtyrët e poshtme e të sipërme. Policia ka kryer transportin e tyre drejt spitalit të Ballshit e më pas drejt atij të Fierit. Këto burime pohuan se drejtuesi i furgonit, shtetasi Vedat Zaçe, 38 vjeç, kishte humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar më pas 10 metra poshtë rrugës. Në furgon udhëtonin bashkëshortja e tij, dy fëmijët, tre nipërit dhe mbesa e tij. Policia ka filluar procedimin penal ndaj drejtuesit të mjetit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Të plagosurit:
I. Zaçe, mosha 31 vjeç (bashkëshortja)
M. Zaçe, mosha 5 vjeç
E. Zaçe, mosha 7 vjeç
L. Zaçe, mosha 17 vjeç
R. Zaçe, mosha 15 vjeç
N. R, mosha 13 vjeç
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008