Lushnjë, grabitet dhe plagoset 45-vjeçari

Grabitje me arme / Foto arkiv
Një 45-vjeçar nga Qerreti i Lushnjës ka rënë pre e një grabitjeje me armë, nga e cila ka mbetur edhe i plagosur.
Rasim Godina është plagosur nga disa persona të paidentifikuar, të cilët i kanë grabitur 8 milionë lekë dhe motorin me të cilin udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lifaj të komunës Krutje, ku 45-vjeçari Godina ka qenë duke u kthyer në shtëpi së bashku me të vëllanë, pas shitjes së bagëtive.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lushnjës, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën. / G.N.