Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kërkojnë të shpëtojnë me procedura
Mbrojtësit e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, dy të akuzuarit e vetëm për vrasjet e 21 janarit, kanë kërkuar gjatë seancës së parë gjyqësore të zhvilluar sot, pavlefshmërinë e ekspertizave.
Avokati i Ndrea Prendit, Genc Gjokutaj, është shprehur se autopsia dhe ekspertiza mjeko-ligjore për Faik Myrtajn, janë kryer pa miratimin e prokurorisë. Të njëjtin pretendim ka ngritur edhe avokati i Agim Llupos, për autopsinë dhe ekspertizën mjeko-ligjore për Hekuran Dedën dhe Ziver Veizin.
Për këtë arsye, gjykata e ka shtyrë seancën e sotme, për të shqyrtuar kërkesat e tyre.
Kërkesat e avokatëve të Prendit dhe Llupos bëhet me qëllim që të shpëtojnë klientët e tyre me anë të procedurave, një praktikë tashmë e njohur në Shqipëri, duke nisur që nga rastet e Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës.