E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui: Të prekur nga aksidenti, rinia- aseti më i madh. Rektori: Do rishikojmë planin mësimor

Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Etore Sekui, ka vizituar të plagosurat e aksidentit tragjik të ditës së hënë. Pas vizitës, Sekiu vlerësoi punën e bërë nga mjekët për të plagosurat.

Kjo ngjarje tragjike na ka prekut të gjithëve, tha Sekui, duke shtuar se rinia është një pasuri shumë e madhe e këtij kombi të ri.

Vajzat i ka vizituar edhe rektori i universitetit Aleksandër Xhuvani Liman Varoshi. Ai nuk e përjashtoi rishikimin e planit mësimor i cili parashikon ekspedita të detyrueshme për studentët. Ekspedita është pjesë organike dhe integrale e planit mësimor dhe nuk është e vendosur këto ditë. Ne jemi të detyruar ta vlerësojmë, ta respektojmë këtë plan. Plani mësimore për këtë disiplinë ka dhe kredite që mundësojnë vlerësimin. Do ta rishikojmë planin mësimor, ka shtuar Varoshi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›