E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet poshtë padia ndaj Mustafës

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 11:53

(E plotesuar) Gjykata Komunale e Prishtinës e ka hedhur poshtë padinë për shpifje ndaj kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa. Pas shqyrtimit kryesor, në të cilin nuk është paraqitur Mustafa, por vetëm mbrojtësi i tij dhe pas dëgjimit të të dyja palëve, gjykata ka marrë vendim për ta hedhur poshtë padinë.

Kjo u është komunikuar palëve vetëm gojarisht, ndërsa pala e dëmtuar ka paralajmëruar ankesë në shkallën e dytë.

Kryetari i LDK’së dhe i Prishtinës, Isa Mustafa, nuk u paraqit në gjykatë, sipas padisë së ngritur nga Ukshin Mengjiqi.

Mengjigi, një ish-pronar pompe benzine të rrënuar nga Komuna në afërsi të shkollës “Emin Duraku”, e ka paditur kreun e Prishtinës për akuza për shpifje se pompa është ndërtuar me afera korruptive.

“Mustafa, duke ma rrëzuar pompën, ka deklaruar se ajo është ndërtuar me afera korruptive. Më ka shkaktuar dëme të mëdha në aspektin personal dhe biznesor”, tha Mengjiqi.

Avokati i Mengjiqit, Ilaz Kadolli, tha se ka pasur bazë të mjaftueshme që gjykata të vendosë për fajësinë e Mustafës. “Për këtë ne do të ankohemi në shkallën e dytë”, tha ai, transmeton Zëri.

Kreu i Prishtinës, ndërkohë, nëpërmjet një letre të deponuar ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se pompa ishte rrëzuar për shkak se paraqiste rrezik për sigurinë e njerëzve.

Ai ka përmendur në këtë letër se afër kësaj pompe është një shkollë fillore dhe stacioni i autobusëve.

Isa Mustafa nuk paraqitet në gjykatë

Isa Mustafa, kryetari i Prishtinës nuk është paraqitur në seancën dëgjimore kundër tij - të inicuar tashmë nga paditësi privat, Ukshin Mengjiqi, një ish pronar pompe benzine e rrëzuar nga komuna në afërsi të shkollës "Sami Frashëri".

I njëjti e ka paditur Mustafën për akuzat për shpifje se "pompa është ndërtuar me afera korruptive"

"Mustafa duke ma rrëzuar pompën dhe deklaruar se ajo është ndërtuar me afera korruptive, më ka shkaktuar dëme të mëdha në aspektin personal dhe biznesore" ka deklaruar paditësi Mengjiqi. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se "ka bazë të mjaftueshme që gjykata të vendos për fajësinë e Mustafës.

Vet kryetari Mustafa nuk është paraqitur në gjykatë, por ka deponuar një letër ku mohon të gjitha akuzat duke thënë se "pompa ishte rrëzuar për shkak se paraqiste rrezik për sigurinë e njerëzve". (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›