Diouf largohet nga Blackburn

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 14:00
Blackburn Rovers ka shkëputur kontratën e sulmuesit El Hadji Diouf ka njoftuar menaxheri i ekipit Steve Kean.
Diouf kishte mosmarrëveshje me Keanin gjatë përgatitjeve dhe klubi ka vendosur të liron sulmuesin senegalez.
“Diouf është larguar nga klubi. Kemi arritur marrëveshje të përbashkët për shkëputjen e kontratës së tij. I urojmë çdo të mirë” tha Kean për mediet angleze.
Ish sulmuesi i Boltonit dhe Liverpoolit kishte shprehur dëshirën e tij për largim javën e kaluar.