Wikileaks: Meta kerkoi nga 15 deputet ne tavoline, Topi ankesa per menjanimin
05/09/2011 Kabllogrami i zv.ambasadorit për raportet PS-LSI
“Meta i kërkoi Ramës në tavolinë 15 deputetë”
Kërkesa për rritjen nga pesë mandate në 15 pas zgjedhjeve të vitit 2009
Kabllogrami i hartuar nga zëvendësambasadori amerikan në Tiranë Stephen A.Cristina zbardh arsyet e ndarjes së Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Ai mban nënshkrimin “konfidencial” dhe flet konkretisht për marrëdhënien Rama-Meta. Më poshtë teksti i kabllogramit të datës 7 mars 2008.
1. Përmbledhje
Spektri politik shqiptar ka ndryshuar, ndërsa kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi se nuk do të jetë më pjesë e koalicionit të majtë. Meta ka regjistruar një tjetër koalicion dhe shpreson se do të tërheqë partitë e vogla në të majtë dhe ndoshta edhe ndonjë parti qeverisëse. Tensioni mes kreut të Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta është krijuar, ndërkohë raportohet se Rama ka refuzuar kërkesat e Metës. Reforma zgjedhore në prag të NATO-s dhe bashkëpunimi Berisha-Rama duket se sollën ndarjen e PS dhe LSI-së. Nëse opozita mbetet e ndarë, kjo do t’i jepte kryeministrit Berisha një avantazh në zgjedhjet e vitit 2009, siç ia dha edhe në vitin 2005.
2. Që prej zgjedhjeve të vitit 2005 kreu i LSI-së ka tentuar të faktojë luajalitetin e tij te pesë partitë e koalicionit të majtë. Largimi i Metës nga koalicioni në këto zgjedhje çoi në dështimin e së majtës dhe rikthimin e PD-së në pushtet. Sipas të dhënave, rezulton se Meta takoi Ramën në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës dhe i paraqiti kërkesa specifike, mes të cilave ishte edhe ajo që LSI-ja duhej të rritej nga pesë mandate deputetësh që kishte në 15 të tilla pas zgjedhjeve të vitit 2009. Besohet gjerësisht se kjo nënkuptonte një kërkesë indirekte për postin e kryeministrit. Kërkesat u refuzuan nga Rama.
3. Sapo u largua nga zyra e Ramës, i frustruar, Meta nisi sulmin publik duke sulmuar Ramën dhe integritetin e tij si një lider i së majtës. Performanca ishte thuajse e llojit të Metës kur ishte student në vitin 1990 apo kur drejtonte Forumin Rinor Eurosocialist.
Kabllogrami thotë ndër të tjera se burime shumë pranë ish-kreut socialist Fatos Nano konfirmuan se Meta dhe Nano kishin arritur një marrëveshje gjatë një dreke që kaluan së bashku. Disa prej gjashtë deputetëve që mbështetën kandidaturën e Bamir Topit për president si vullnet i Nanos kishin shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me Metën. (Marrëdhëniet me Nanon janë shoqëruar gjithnjë me thashetheme rreth marrëveshjeve dhe dështimeve, por asnjëherë të materializuara. Megjithatë, duhet nënvizuar se një ndër kritikët më të mëdhenj të Nanos në LSI ndaloi së kritikuari më tutje këtë personazh.)
Shpresa e Bojaxhiut
Ish-drejtori i KESH-it Gjergj Bojaxhi është personazh i një tjetër kabllogrami në “Wikileaks”. Në këtë dokument të shkruar nëntorin e vitit 2008 ai flet qartazi mbi atë çka mendon se duhet të ndodhë me Partinë Demokratike. Gjergj Bojaxhi, drejtori i përgjithshëm i KESH-it, i ka thënë ambasadës se, edhe pse është mbështetës i PD-së, “në mënyrë intelektuale” ai shpreson për një humbje të PD-së verën e ardhshme, si të vetmen mënyrë për të larguar Berishën nga kreu i partisë dhe për t’u hapur rrugën drejtuesve të rinj.
Raportet e Presidentit me Kuvendin
“Jam ndodhur nën presion për denigrim personal”
Kreu i shtetit një kritikë të ashpër i ka dërguar edhe Kuvendit dhe deputetëve të mazhorancës, të cilët jo rrallëherë e kanë sulmuar Presidentin për dekretet e tij. Ai ka shfrytëzuar këtë komunikimin publik për t’u kërkuar institucioneve të respektojnë njëra-tjetrën, përfshi edhe institucionin e Presidentit. Topi deklaroi se si President shpeshherë është ndodhur nën presion të fushatave politike për denigrim personal e institucional. “Nuk kam zgjedhur të përgjigjem, sepse kam besuar e besoj se interesi madhor publik e qytetar mbetet prioritar mbi çdo akt militant të radhës dhe se dëmi më i madh nuk i bëhet individit president, por qytetarëve, institucioneve dhe imazhit demokratik të vendit. Viktima të të njëjtave retorika dhe sjelljeve denigruese parlamentare kanë qenë edhe institucione të tjera kushtetuese. Ky model parademokratik komunikimi midis institucioneve duhet të marrë fund. Kuvendi e ka për detyrë dhe përgjegjësi të jetë faktor me rëndësi pro partneritetit midis institucioneve, të dëgjojë fjalën e tyre, të shprehet me votë, por edhe të respektojë pa ekuivok integritetin e tyre kushtetues”, - tha ai.
Shmanget Topi
Presidenti Bamir Topi nuk ka dashur të japë asnjë koment ndaj publikimeve të rrjetit “Wikileaks” në lidhje me Shqipërinë. “Nuk dua të krijoj asnjë klimë ofeze. E respektoj, por takimi i sotëm na imponon t’i largohemi me vullnet që të mos përgjigjemi sot për këtë çështje, por lë të hapur që ditët në vazhdim të bëjmë komentet tona. Takimi i sotëm është shumë specifik”, - tha ai gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Hondurasit Porfirio Lobo Sosa.