E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplasin me makinë, plumb në kokë

05/09/2011  Autorët e atentatit ndaj shqiptarit dyshohen prindërit e ish-bashkëshortes së 23-vjeçarit

Para 2 vitesh ajo u hodh nga kati i 2-të. Prindërit akuzuan djalin, u betuan për hakmarrje

TORINO- Më parë u godit nga një makinë, pastaj shoferi doli nga marina dhe e qëlloi me armë zjarri në kokë. Ndonëse rezultoi atentat i dështuar, kjo pritë mund të kushtojë jetën atje ku ndodhet në spital, një të riu shqiptar që po vdes. Viktima është Silvester Cërriku, 23 vjeç. E gjitha ndodhi pardje në mëngjes në Oulx. Cërriku ka një rekord të pastër, ku nga student ishte shndërruar në punëtor model. Cilët u përpoqën ta vrisnin në mënyrë brutale? Pse? Këto pyetje po përpiqet të zbulojë policia në Sousse. Pista e parë dhe më e besueshmja është ajo e një hakmarrjeje të mundshme nga ana e prindërve të ish-gruas së Silvesterit, të cilët ende besojnë se ishte pikërisht ai që e hodhi nga kati i dytë i ballkonit, më 3 shtator të vitit 2009, ndonëse versioni zyrtari i policisë ishte ai i vetëvrasjes.

Atentati

I riu shqiptar u gjet në agoni në një pishinë e gjakut në orën 07.40 të së shtunës, në rrugën që të çon nga Torino për në Oulx. Skena është regjistruar nga kamerat në qendër. Pak minuta pas alarmit, helikopter i 118-ës u ul në Oulx. Ekspertëve iu shfaq një skenë tipike aksidenti, një këmbë e thyer dhe një kokë plot me gjak si rezultat i goditjes së dhunshme në asfalt. Vetëm në spital gjatë skanimit u nxor plumbi nga kafka e tij. Një plumb që kishte lënë një vrimë të vogël e të padukshme. “Ne nuk mund të përjashtojmë asgjë tani për tani, apo të konfirmojë ndonjë gjë. Ne po ndjekim disa pista”,- tha kapiteni Stefano Mazzanti. Alessandra Fioretti, kontabilistja e cila punonte me shqiptarin tha se “Ishte një djalë i mirë, i rezervuar dhe punonte 12 orë në ditë. Nuk do të lëndonte një mizë”. Kolegëve të punës u ishte rrëfyer se “Akoma mendojnë se e shtyva unë nga ballkoni gruan, kam frikë”. Ndërkaq, xhaxhai i viktimës shprehet se “Autorët janë familjarët e ish-gruas së Silvesterit. Prindërit ishin betuar që do t’ia merrnin hakun dhe për këtë ai ishte shumë i shqetësuar. Kjo është një hakmarrje e pastër. Në Shqipëri ka akoma njerëz që arsyetojnë në këtë mënyrë”.

Çifti

Më 3 shtator të vitit 2009, nga kati i dytë i një pallati në Borgomanero u hodh një vajzë e bukur që quhej Livia. Ajo ishte martuar në Shqipëri me Silvestre Cërrikun dhe të dy erdhën në Novara për të punuar në fabrikën e rubineteve. Por problemet filluan menjëherë. Ajo ishte e ndarë mes dashurisë për burrin dhe për familjen e saj. Më tej lindi edhe një fëmijë i kontestuar. Së fundmi nuk dilte nga shtëpia. Silvesteri donte të iknin prej aty, të ndërronin ambient. Kështu, kjo histori mosmarrëveshjes u mbyll në të njëjtën ditë kur Livia u gjet e vdekur, pra më datën 3 shtator, datë kur Silvestëri u gjet i shtypur me makinë, në një pellg gjaku dhe po lufton me vdekjen, në gjendje kome.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›