E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet shorti per „Bashen „

Gjykata e Larte ka hedhur sot shortin per gjykimin e ceshtjes Basha. Relator i saj do te jete zoti Spiro Spiro. Nderkaq kjo ceshtje do te merret ne shqyrtim nga nje trup gjykues i perbere nga 5 anetare. Ata jane Aleksander Muskaj, Irma Bala, Perikli Zaharia dhe Besnik Imeraj si dhe relatori Spiro Spiro i cili do te jete njekohesisht edhe Kryetar i Trupit Gjykues. Sipas Ligjit themeltar te shtetit eshte Gjykata e Larte ajo qe gjykon ceshtje ne ngarkim te anetareve te keshillit te ministrave. Ministri i Jashtem Basha akuzohet se ne cilesine e meparshme te ministrit te puneve publike ka abuzuar me procedurat e perzgjedhjes dhe tenderimit te rruges Durres Kukes. Sipas eksperteve te prokurorise vlera e demit i kalon te 230 milion eurot. Ministri Basha i ka hedhur poshte akuzat duke i cilesuar fabrikime politike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›