Terror në Meksikë, ekzekutohen 6 persona
Persona të armatosur kanë vrarë pesë meshkuj dhe një femër në rrethinat e qytetit Praxedis, i lokalizuar në afërsi të Ciudad Juarez, në një zonë industriale , e njohur me emrin lugina Juarez. Ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërsa të tilla sulme dhe ngjarje makabre vijojnë të terrorizojnë vendin. Anëtarë të bandave dhe grupeve të trafikimit të drogës në Meksikë, po qëllojnë e vrasin pa kriter, hyjnë në shtëpi e banesa dhe terrorizojnë qytetet e zonat kufitare me SHBA-në, gjë e cila ka detyruar shumë njerëz të evakuojnë këto terrene. Në tragjedinë më të fundit, viktimat , rreth të 30-ve, janë vendosur në radhë, janë detyruar të ulen në gjunjë e janë ekzekutuar me gjakftohtësi në një terren të boshatisur në qytezën El Porvenir. Banorët përreth thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë gjatë ketij viti ndërkaq policia lokale deklaron se po u kërkon banorëve të këtyre zonave që të kërkojnë azil në Teksas apo të rehabilitohen në banesat e të afërmeve të tyre. Trupat ushtarake dhe policore po patrullojnë pikat e kalimit përreth Praxedis dhe El Porvenir. viktima ka patur edhe në qytete të tjera të Meksikës, madje është vrarë edhe një polic.