E Diel, 1 Nëntor 2026

Profesoresha vret tre kolegë

 Një profesore në Universitetin Alabamës ka vrarë tre njerëz mbrëmë kur hapi zjarr në fakultet, pasi iu tha që nuk do të ishte pjesë e departamentit të shkencës. Profesoresha e trajnuar në Harvard ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar gjatë takimit të stafit të biologjisë. Dr. Amy Bishop, mund të përballet me dënimin me vdekje. Tre kolegë të saj janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur,sipas policisë. Bashkëshorti i neuroshkencëtares ishte ai që hapi derën para se ajo të niste të qëllonte. Dhjetë njerëz, staf nga departamenti i matematikës dhe i shkencave kanë marrë plagë gjatë sulmit të saj. Ndërsa ishte arrestuar, profesoresha 42 vjeçare në gjendje shoku kishte deklaruar se “Kjo nuk ka ndodhur. Nuk ka mundësi ....ata janë ende gjallë”. Ngjarja ndodhi në Hantsville, Alabama, në Qendrën universitare “Shelby”. Policia e Universiteti siguroi stafin e matematikës dhe  shkencës dhe studentët u evakuuan. Ka rreth 7.500 studentë në këtë universitet. Ngjarja e rëndë ishte e fundit e një varg incidentesh në këtë shkollë dhe universiteteve në SHBA në vitet e fundit, por e parë që përfshin një grua. “Të shtëna masive janë kryer shumë rrallë nga gratë”, tha Dr Park Dietz, i cili është president i Grupit të Vlerësimit të kërcënimeve publike, në Kaliforni për parandalimin e dhunës me bazë të fortë. “Ishte e mundur që e dyshuara në vrasje të kishte një mëri të gjatë kundër kolegëve ose eprorëve dhe ka menduar se përzgjedhjet nuk ishin trajtuar në mënyrë të drejtë”, ka shtuar ai për mediat amerikane. Zëdhënësi i universitetit, Ray Garner tha se tre të vrarët ishin Gopi K. Podila, kryetari i Departamentit të Shkencave Biologjike, dhe dy anëtarët e tjerë të fakultetit, Maria Ragland Davis dhe Adriel Johnson. Mes të tjerëve të plagosur dy janë në gjendje kritike. Asnjë student nuk është lënduar në këtë incident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›