Muka: Tirana do jetë më mirë me mua
Kapiteni i Tiranës, Devi Muka është shprehur optimist për të ardhmen e skuadrës që ai drejton prej tre ditësh. “Jam këtu për të mbuluar një detyrë që ma ngarkuan, por edhe që e pranova me kënaqësi. Nuk i kam mohuar vështirësitë, por nuk kam ndonjë përgjegjësi serioze, pasi nuk është faji im që ekipi ndodhet në këtë gjendje, faji është i të gjithëve. Gjithsesi, unë jam optimist për të ardhmen e skuadrës. Pranova të marr drejtimin e skuadrës, pasi dua të dalim nga kjo gjendje. Nuk e di sa mund të arrijmë, por me siguri që në fund do të jemi më mirë se aktualisht”, tha Muka.