Prioritetet themelore
Nga Ilir Meta, Zevendeskryeminister dhe Minister i Puneve te Jashtme
Arritjet me te rendesishme gjate ketij viti diplomatik jane ato ne drejtim te integrimit evropian te vendit. Sot Shqiperia eshte me prane BE-se se nje vit me pare. Tashme u eshte dhene pergjigje te gjitha pyetjeve te Pyetesorit qe u dorezua nga Komisioni Evropian ne dhjetor te vitit te shkuar. Jemi ne nje dialog shume te ngushte dhe konstruktiv me Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe vendet anetare per te fituar statusin e vendit kandidat ne nje te ardhme sa me te shpejte. Nderkohe, progres i jashtezakonshem eshte bere ne raport me nje vit me pare per permbushjen e te gjitha detyrimeve te Udherrefyesit per liberalizimin e vizave qe coi ne propozimin e Komisionit Evropian per hapjen e procedurave legjislative per liberalizimin e vizave me Shqiperine, i cili u konfirmua dhe ne takimin e nivelit te larte te Sarajeves, si dhe nga Keshilli i Ministrave te Jashtem te BE-se, qe pa dyshim do te behet realitet shume shpejt pasi vendi dhe institucionet tona kane permbushur me sukses te gjitha detyrimet. Ne kete drejtim MPJ si institucioni koordinues i te gjithe procesit te liberalizimit te vizave ka bere nje pune te lavderueshme dhe me kete rast deshiroj te falenderoj te gjithe ekipin ne MPJ dhe Misionin ne Bruksel per punen e jashtezakonshme te palodhur dhe profesionale. Ky ka qene nje objektiv kryesor i qeverise dhe diplomacise tone dhe tani jemi ne prag te kurorezimit te tij. Nderkohe qe do te vazhdoje puna me intensitet te larte per te vijuar me te gjitha detyrimet qe rrjedhin sepse disa nga ceshtjet si lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, trafiqeve te paligjshme, etj, do te vazhdojne pertej liberalizimit te vizave. Prioritet themelor per politiken tone te jashtme do te vazhdoje te jete integrimi dhe anetaresimi i Shqiperise ne BE. Nderkohe qe pervec reformave te brendshme, jemi te ndergjegjshem se shpejtesia e integrimit varet shume edhe nga perparimi i proceseve te pajtimit dhe integrimit rajonal. Gjate ketij viti perpjekjet tona jane intensifikuar ne kete drejtim duke njohur progres te ndjeshem dhe dimensione te reja. Marredheniet me Maqedonine, Kosoven, Malin e Zi, Kroacine, Sllovenine, Bosnje dhe Hercegovinen, Rumanine, Bullgarine kane perjetuar progres dhe intensitet te larte shkembimesh dhe marredheniet jane ne nje nivel me te larte se kurre me pare. Kjo politike dhe ky intensitet shkembimesh do te vazhdoje te jete prioritet jo vetem ne aspektin bilateral por edhe ate shumepalesh. Shqiperia ka qene dhe do te jete aktive ne te gjitha forumet rajonale ne te ardhmen. Gjate ketij viti konsolidimi i pozicionit nderkombetar i shtetit te ri te Kosoves ka qene nje prioritet madhor i politikes se jashtme dhe diplomacise sone. Mund te them me kenaqesi se pozita e saj sot eshte akoma dhe me solide, vecanerisht pas shpalljes se opinionit keshillimor te GJND-se, i cili e konsideroi aktin e shpalljes se pavaresise ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare dhe Rezoluten 1244 te KS te OKB-se. Jemi gjithashtu te kenaqur me njohjet e reja nderkombetare te cilat vijuan edhe gjate ketij viti dhe qe do te shtohen. Ne ceshtjen e Kosoves bashkepunimi yne ka qene teper i ngushte dhe i koordinuar ngushtesisht me SHBA, Britanine e Madhe, Francen, Gjermanine, Italine dhe partnere te tjere. Shqiperia sponsorizoi me sukses rezoluten per Kosoven ne Organizaten e Konferences Islamike, e cila njohu progresin qe prej pavaresise ne konsolidimin e institucioneve demokratike dhe klimen e bashkejeteses nderetnike. Prioritet i yni mbetet gjithe perfshirja ne te gjitha forumet dhe proceset rajonale dhe ne menyre te vecante prezenca e Kosoves cka u realizua dhe ne takimin e nivelit te larte ne Sarajeve, pasi bashkepunimi rajonal nuk mund te jete i plote pa perfshirjen dhe pjesemarrjen aktive te te gjitheve. Gjate ketij viti kemi forcuar dialogun dhe me perfaqesues politik te serbeve te Kosoves dhe drejtuesit e komunave te reja atje. Qeveria shqiptare eshte angazhuar per te financuar projekte sociale per integrimin me te mire te komunitetit serb ne Kosove, sepse ne themel te nje Kosove evropiane qendron bashkejetesa multietnike. Njekohesisht, Shqiperia ka ndjekur me kuraje nje politike te hapur dhe pa paragjykime ndaj Serbise, te cilen e vleresojme si nje partnere te rendesishme ne rajon per paqen dhe stabilitetin, por edhe per proceset integruese. Vizita zyrtare qe zhvillova ne Beograd, ka qene demonstrim i vullnetit tone per te shikuar drejt se ardhmes dhe zgjidhjes se problemeve permes dialogut me vizion dhe shpirt evropian, per permbushjen e qellimit te perbashket per nje rajon ne paqe dhe te integruar. Vizita te tjera jane shkembyer dhe marreveshje te rendesishme jane nenshkruar dhe jane ne proces. Kjo eshte nje rruge qe do te vazhdoje sepse eshte ne interesin reciprok dhe te paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone. Me Serbine ndajme qendrime te ndryshme per ceshtjen e Kosoves, e cila per Shqiperine perfaqeson nje realitet te pakthyeshem. Qendrimi yne eshte i qarte dhe ne kohezion te plote me ate te faktoreve kryesore nderkombetare. Mes Serbise dhe Kosoves duhet te filloje nje dialog konstruktiv dhe pa paragjykime per te gjitha ceshtjet me karakter praktik, te cilat i sherbejne permiresimit te cilesise se jetes te te gjithe qytetareve te dy vendeve, perspektiva e te cileve duhet te jete integrimi i shpejte evropian. Shprehim keqardhjen qe Serbia, pas shpalljes se opinionit keshillimor te GJND-se, ne menyre te njeanshme ka paraqitur nje projekt-rezolute ne OKB, e cila per ne paraqet nje hap te gabuar dhe te nxituar. Shqiperia nuk ka pasur dhe nuk ka ne plan te paraqese ne menyre te njeanshme asnje rezolute alternative, por rikonfirmon qendrimin e saj te qarte dhe te prere se eshte ne unison te plote me perpjekjet e Kuintit, SHBA-se dhe BE-se dhe aktoreve te tjere nderkombetare qe kerkojne nje rezolute te mire konsultuar paraprakisht dhe qe nuk krijon konflikte ne rajon, por qe i kontribuon paqes dhe stabilitetit afatgjate ne Ballkan. Me Greqine fqinje marredheniet jane te shkelqyera dhe vizioni i Kryeministrit Papandreu per pershpejtimin e procesit integrues evropian te rajonit permes Axhendes 2014, perfaqeson nje platforme ambicioze, te cilen e kemi pershendetur dhe e mbeshtesim plotesisht. Mes Shqiperise dhe Turqise jane rikonfirmuar marredhenie tradicionale dhe historike, permes shkembimit te vizitave ne nivelet me te larta, por edhe rritjes se bashkepunimit ekonomik. Miqesia dhe marredheniet e institucionalizuara ne dokumentin e Partneritetit Strategjik me Italine perbejne nje themel te politikes sone te jashtme rajonale dhe evropiane. Italia dhe vecanerisht Ministri i Jashtem Fratini kane qene avokate te shkelqyer te integrimit evropian te Shqiperise dhe Ballkanit Perendimor, si dhe procesit te liberalizimit te vizave. Te njejtin intensitet shkembimesh dhe mbeshtetje kemi pasur dhe me Gjermanine, Francen, Britanine e Madhe, Spanjen, Austri, Belgjike, Holande, Danimarken, Cekine, Hungarine, Sllovakine, Portugaline, Finlanden, Suedine, me te cilat kemi komunikuar ne menyre te panderprere per ceshtjet e integrimit evropian te vendit dhe sfidat globale ne perballjen e te cilave jemi bashke. Vizita e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s z. Rasmusen, e cila perkoi me nje vjetorin ne Aleance konfirmoi se Shqiperia ka permbushur me sukses te plote angazhimet qe burojne nga anetaresimi. Kjo arritje u mundesua nga mbeshtetja e jashtezakonshme e te gjithe vendeve anetare dhe vecanerisht aleatit kryesor dhe partnerit strategjik te Shqiperise, Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne jemi perkrah SHBA-ve dhe aleateve te tjere ne Afganistan, si pjese e kontributit nderkombetar per paqen dhe stabilitetin ne kete vend dhe do te qendrojme per sa kohe te jete e nevojshme. Kete angazhim e konfirmova se fundmi dhe ne Konferencen Nderkombetare per Afganistanin te zhvilluar ne Kabul. Shqiperia do te vazhdoje te jete nje aleat i qendrueshem dhe i vendosur i SHBA-ve ne perballimin e sfidave te perbashketa rajonale dhe globale, sidomos ne luften kunder terrorizmit nderkombetar. Samiti i Lisbones qe do te mbahet gjate ketij viti eshte nje moment i rendesishem per te ardhmen e organizates. Shqiperia mbeshtet politiken e dyerve te hapura dhe anetaresimit te vendeve te rajonit ne NATO, si dhe merr pjese aktive ne debatin per konceptin e ri strategjik. Shqiperia si vend anetar i NATO-s ka perkrahur dhenien e Planit te Veprimit per Anetaresim per Malin e Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinen. Deshiroj gjithashtu te theksoj se Shqiperia mbeshtet edhe anetaresimin sa me te shpejte te Maqedonise ne NATO. Shqiperia merr pjese aktivisht dhe kontribuon ne debatet e rendesishme qe zhvillohen ne kuader te organizatave nderkombetare ne te cilat eshte pale, ne dobi te paqes dhe stabilitetit, si OKB e OSBE. Gjate ketij viti, diplomacia shqiptare ka shtrire ne menyre te ndjeshme prezencen e saj ne rajonin tone dhe ne rajone te tjera te botes. Qeveria shqiptare ka marre vendimin e hapjes se disa ambasadave te reja ne Bosnje dhe Hercegovine, Sllovaki, si dhe ne Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar e Kuvajt. Njekohesisht edhe vende te tjera kane hapur ne menyre reciproke perfaqesite e tyre diplomatike ne Shqiperi. Kontaktet me vendet e Lindjes se Mesme jane shtuar ndjeshem ne aspektin politik, ekonomik dhe ate te organizatave nderkombetare rajonale. Shqiperia ndjek nje politike te marredhenieve konstruktive te interesit reciprok dhe ne dobi te paqes me vende te tjera, si Kina, Rusia, Japonia, India, Brazili dhe punon per rritjen e bashkepunimit me shtete me peshe ne rajone te ndryshme, si Meksika, Pakistani, Afrika e Jugut, Australia, etj. Dimensioni Mesdhetar, ka qene nje prioritet i diplomacise tone i afirmuar gjate ketij viti. Bashkepunimi ne kuader te Bashkimit per Mesdheun eshte rritur dhe sikurse i konfirmova edhe Sekretarit te Pergjithshem te kesaj organizate ne Barcelone. Shqiperia eshte e angazhuar te luaje rol me aktiv dhe mirepresim mbajtjen ne Shqiperi te aktiviteteve te ndryshme ne kete kuader. ne kushtet e reja te zhvillimeve te vrullshme globale dhe pozicionit te ri te vendit ne raport me to, kerkohet nje dinamike e re dhe nje intensitet me i larte ne ndjekjen me profesionalizem dhe ne kohe reale te ngjarjeve dhe vendimeve qe ndikojne drejtpersedrejti apo terthorazi ne planifikimin strategjik dhe aktivitetin ditor te diplomacise, e cila mbetet mekanizmi kryesor i implementimit te politikes se jashtme.
* Nga fjala e mbajtur dje ne Konferencen e Ambasadoreve te Republikes se Shqiperise