Kimizmi mes dy lidereve Nga Prof. Dr. Sali Berisha, Kryeminister
Interesi kombetar i shqiptareve eshte integrimi evropian, sepse ne kete integrim problemet shqiptare marrin pergjigjen me te mire. Interesi kombetar i shqiptareve eshte integrimi evropian, sepse Bashkimi Evropian qe grupon sot 27 kombe perben nje projekt qe ka nga shqiptaret mbeshtetjen me te madhe se cdo projekt tjeter. Ate e mbeshtesin 96 % e qytetareve shqiptare. Integrimi evropian eshte interesi kombetar i shqiptareve, sepse teresia e normave, kritereve, standardeve, ligjeve, praktikave te ketij bashkimi garanton me mire lirite, te drejtat e qytetareve shqiptare dhe prosperitetin e tyre. Ndaj dhe i tere perqendrimi i institucioneve te vendit, i diplomacise shqiptare, duhet te jete, ne kete kontekst, ne promovimin e interesit kombetar, ne nje perpjekje te madhe per te shpejtuar procesin e integrimit te shqiptareve ne Bashkimin Evropian. Integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian eshte nje proces kompleks, por per shqiptaret ky proces duhet te jete fund e krye i bazuar ne meriten. Kjo jo si nje gjest krenarie, por si nje interes jetik i qytetareve shqiptare. I bazuar ne merite do te thote qe ne te zhvillojme dhe konsolidojme ne kete vend standardet e Kopenhagenit, ekonomine e lire te tregut, acqui-te dhe kohezionin social, paqen dhe stabilitetin si shtyllat me kryesore ne te cilat eshte i bazuar Bashkimi Evropian, ndertimi i tij. Pra, nuk mund te konceptoj ndryshe procesin e integrimit vec se si zhvillim dhe konsolidim i nje universi reformash, te cilat synojne vendosjen, zhvillimin, konsolidimin ne kete vend te teresise se standardeve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Ne rrafshin politik Shqiperia ka bere nje progres te madh dhe ky eshte interesi me i mire i qytetareve shqiptare. Nje vit me pare Shqiperia zhvilloi zgjedhje te lira dhe te ndershme. Pa kete mekanizem jetik per cdo shoqeri te lire, integrimi evropian per shqiptaret do te ishte nje horizont qe largohej prej tyre. Pavaresisht nga debatet, por asnje institucion, asnje qeveri, nuk ka vene ne diskutim se qytetaret shqiptare me 28 qershor shprehen vullnetin e tyre lirisht, se nxoren nje shumice ilegjitime dhe se kane institucione legjitime. Duke theksuar kete, qeveria ne asnje rrethane nuk lejon arrogancen, indiferencen apo prepotencen ndaj pretendimeve te opozites. Jo! Kemi qene, mbetemi dhe do te jemi te hapur per dialog konstant, per bashkepunim konstant me opoziten. Disa propozime jane bere. Mendoj se ne keto propozime, me frymen e kompromisit, mund t’i jepet pergjigje perfundimtare, ne menyre te ndershme, te gjitha pretendimeve. Nuk eshte ceshtja ketu e nje kundershtie sic kerkojne ta paraqesin dashakeqes te kimizmit midis dy lidereve. Absolutisht jo! Me liderin e opozites kam ndermarre reformat me te thella ne historine e karrieres time politike. Ceshtja eshte ne qendrimin ndaj standardeve te Kopenhagenit, ndaj institucioneve, Kushtetutes, ligjeve dhe transparences. Shqiperia disponon te gjitha mundesite per t’i dhene pergjigjen me te shkelqyer te gjitha ceshtjeve politike te brendshme qe mund te ngrihen. Institucionet e vendit jane ne nje proces konsolidimi dhe eshte kusht percaktues ne kriteret e Kopenhagenit konsolidimi i institucioneve dhe respektimi i tyre. Reformat vazhdojne me ritme te shpejta. Lirite dhe te drejtave e qytetareve shqiptare ne te gjitha nivelet kane njohur dhe njohin nje ridimensionim me te madh. Ne kete fushe permiresime substanciale jane bere ne te gjitha aspektet.
***
Interesi kombetar, si interes i integrimit te shqiptareve ne Bashkimin Evropian, kerkon qe diplomacia shqiptare ne teresine e saj te vazhdoje te konsolidoje si perparesi te madhe drejtimin ekonomik. Une ju pergezoj ju se gjate ketij viti perpjekjet tuaja kane qene me serioze se asnjehere. Drejtimi ekonomik, zhvillimi i ketij drejtimi, intensifikimi i marredhenieve ekonomike eshte rruga me e shkelqyer, me e sigurt, e konsolidimit te marredhenieve te mira, shume te mira dhe miqesore me vendet e tjera. Dashurite jane eterike, marredheniet ekonomike jane ato te cilat afrojne jo vetem qeverite, por afrojne ekonomi, qytetaret, jane ato te cilat me te vertete krijojne baza solide per bashkepunim intensiv dhe te gjithanshem. Ne kete kontekst, duke shprehur gjithe respektin e madh per ju, do t’ju sugjeroje qe te konsideroni nje Master ne ekonomi, pavaresisht nga fushat nga te cilat ju jeni angazhuar ne diplomaci. Eshte jetike qe ju, kudo qe jeni, te promovoni potencialet e medha ekonomike te ketij vendi qe ne harte eshte i vogel, por ne realitet eshte nje shembull pozitiv ne rrafshin ekonomik, eshte nje vend me potenciale shume te medha. Promovoni te gjitha arritjet e Shqiperise ne fushen ekonomike dhe ju keni motive reale. Progresi i vendit ne kete drejtim eshte shume i madh. Shqiperia sot vleresohet 27 per qind me larte sesa mesatarja e vendeve te OECD-se per lehtesirat ne fillimin e biznesit. Ne kete gare ne ia dolem te vendosemi aty ku jemi. Shqiperia sot vendoset disa pike me larte se mesatarja e vendeve te OECD-se per lehtesirat ne teresi ne investime. Shqiperia eshte i vetmi vend, apo i dyti ndoshta, ne bote me procedura teresisht elektronike ne prokurime. Shqiperia ka nje nga sistemet fiskale qe garanton lirine me te madhe ekonomike ne Evrope dhe ne bote. Potencialet e saj ne resurse jane shume te medha. Asnje vend ne Evrope nuk ka potencialet turistike per t’i zhvilluar sic i kemi ne. Mbi 90 per qind e brigjeve tona presin investime dhe zhvillues. Nje potencial po kaq i madh ne turizem ekziston ne alpe dhe ne te gjitha malet e vendit.
Shqiperia ka nje potencial shume te madh minerar. Shqiperia eshte realisht nje faktor i rendesishem pothuajse boteror ne kromite, nikel, hekur, hekur nikel. Shqiperia eshte nje vend me rezerva te medha ujore per siperfaqen e saj. Ajo derdh ne basenin e Mesdheut shume e shume here me teper ujera per siperfaqe se cdo vend tjeter. Pozicioni i saj gjeografik, burimet e medha energjetike, e bejne ate nje vend jashtezakonisht te pershtatshem per investime ne fushen e energjise. Kompani nga e gjithe bota po punojne ne Shqiperi ne kete fushe. U takon ju te inkurajoni sa me shume. Te gjitha zyrat e vendit jane te hapura per ta. Brenda nje apo dy muajsh ne instalojme ne kete vend nje sistem teresisht te ri per investimet. Do te kete nje transformim te thelle te Albinvestit, i cili kalon ne nje agjenci, pothuajse, plotesisht one stop shop. Agjencia e Investimeve do te kryesohet nga Kryeministri, do te kete ne bord disa ministra dhe disa perfaqesues te sektorit privat. Qellimi i saj eshte te shkurtoje ne maksimum kohen qe i duhet nje investitori per te filluar projektin e tij, te promovoje maksimalisht te gjitha potencialet e vendit, te bejme gjithnje e me miqesore klimen per investimet e huaja.
Por keto reforma jane zbatuar dhe kane pasur rezultate konkrete ne ekonomine shqiptare. Vitin qe kaloi, ne kulmin e nje krize, ne kemi qene nder dy vendet me rritje ekonomike ne Evrope. Ne kemi pasur rritjen me te madhe ekonomike ne Evrope. Kete vit ju garantoj se rritja do te jete akoma me e madhe. Eksportet shqiptare kane rritje te paprecedente. Rritja e tyre ne teresi eshte 66 perqind. Eshte viti i pare ne te cilin ne regjistrojme nje hop te vertete ne drejtim te balancit tregtar te vendit. Turizmi eshte shnderruar ne nje dege kryesore te ekonomise shqiptare. Me shpejtesi po ndryshohet infrastruktura. Stabiliteti makroekonomik eshte i garantuar. Qeveria, per nje kujdes te vecante, shkurtoi me 25 per qind shpenzimet ne muajin korrik. Nuk do te kete rritje borxhi, do te kete zvogelim te borxhit dhe fundi i ketij viti shenon nje deficit buxhetor te krahasueshem me vendet anetare te Bashkimit Evropian. Te gjitha keto jane premisa inkurajuese per cdo investitor qe te konsideroje me seriozitetin me te madh, te vendose ne kete vend projektin e tij me nje sukses te garantuar. Prosperiteti i vendit, zhvillimi i shpejte ekonomik i tij, eshte kusht themelor per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Shqiperia i ka te gjitha potencialet per t’i shnderruar ato ne vlera te medha per qytetaret e saj. Marredheniet tona jane marredhenie miqesie, paqeje dhe stabiliteti me vendet e rajonit.
Si vend anetar i NATO-s ne kemi bere dhe bejme cdo perpjekje per te permbushur cdo detyrim qe rrjedh nga anetaresimi i Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Ne jemi prezent ne Afganistan dhe per here te pare ne mision luftimi me nje njesi te vogel. Ne do te konsiderojme aftesine dhe rritjen e potencialit tone qe njesit tona te shpalosen aty ku Aleanca do te kete nevoje dhe ne misionin qe do t’i nevojitet asaj. Marredheniet rajonale jane shume te rendesishme per ne. Ne besojme se integrimi rajonal eshte nje kondite jashtezakonisht e rendesishme per integrimin evropian. Jam i bindur se ne thelb dhe ne te vertete edhe kombet e tjera nuk mund te kene interes tjeter kombetar me te mire sesa integrimin evropian. Ndaj dhe, ne kete kontekst, vleresojme shume qendrimin e hapur te Komisionit Evropian dhe vendeve anetare te Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perendimor. Sigurisht qe keto vende kane shume te drejte te mos pranojne te importojne sherre, te mos pranojne te importojne konflikte. Ndaj dhe eshte ne detyrimin tone te punojme me durim per nje kapitull te ri, ne vecanti midis shqiptareve dhe serbeve ne Ballkan. Keto dy kombe kane pasur nje histori shume te hidhur, nje histori te percaktuar jo vetem nga marredheniet bilaterale, por te diktuar edhe nga faktor nderkombetar qe ne fillimin e shekullit te kaluar. Sot shqiptaret dhe serbet duhet, ne interesin e tyre me te mire, te nisin te shkruajne nje kapitull te ri ne marredheniet midis tyre, nje kapitull i cili do te jete kapitulli i te ardhmes se tyre evropiane.
*Nga fjala e mbajtur dje ne Konferencen e Ambasadoreve te Republikes se Shqiperise