E Shtunë, 31 Tetor 2026

MJAFT!: Kryeministri mashtron dhe manipulon

Vetëm disa orë pas akuzave të rënda të kryeministrit "Mjaft" ka reaguar duke thenë se deklaratat e Berishës janë tepër abdurde dhe të paprecedente. "Mjaft" dënon e indinjuar deklaratat e kryeministrit gënjeshtar Sali Berisha, i cili na thotë se ka rënë në dashuri me mediat, ndërkohë që gjithë kohën mashtron dhe manipulon njerëzit, për të cilët në fakt, në mos dashuri të paktën duhet të ndjente pak më shumë respekt. Akuzat absurde të kryeministrit sipas të cilit media po manipulon me informimin, janë jo vetëm të paprecedenta, por edhe tregues i qartë se makabritete dalin vetëm nga goja e Berishës, dhe nga askush tjetër. Duke qenë tepër të shqetësuar për këtë deklarim, "Mjaft" mendon se këto janë shenjat e qarta se Sali Berisha po tenton të frenojë informimin e pavarur të mediave në vend duke cënuar kështu edhe një nga kushtet themelore të demokracisë. Nuk është kriminele media, por ata qe kanë përgjegjësi direkte ndaj tragjedisë se Gërdecit, kryeministri i pari!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›