Hierarkitë e krimit, bukë e hekurudhë
Andis Harasani
I nderuar zoti Ministër, Fillimisht tentova të të thosha drejtpërdrejt se, ndryshe nga sa mund të mendoni, nuk jam i zhgënjyer prej jush, (më ndje që nuk ta përmend emrin, por kjo nuk përbën problem për ju; shumë ju është përdorur madje deri më tani). Nuk jam i zhgënjyer apo befasuar nga veprimet tuaja, sepse nuk kam pasur kurrë besim se ju do të silleshit ndryshe, se ju nuk do të zgjidhnit një gisht për t´ju fshehur akuzës për shpërdorim detyre a thënë ndryshe, akuzës se i keni shpërdoruar këtij vendi mbi 200 e ca milionë euro. Nuk kam pasur kurrë besim se ju do të zgjidhnit të mbroheshit nga një akuzë e tillë, ndryshe nga sa keni bërë deri më sot, duke përdorur një retorikë gënjeshtare, duke gënjyer në emër të patriotizmit, duke e lënë peng “burrërinë” tuaj politike në dorë të pehlivanllëqeve juridike.
Pastaj e lashë tundimin për të folur me ju. Çfarë t’ju thosha? Në shtëpinë e të varurit nuk duhet të përmendet litari, ndaj po ju drejtohem publikisht me një letër, e cila edhe pse nuk mund t´ju thotë juve një gjë të re për frikën që ju keni nga drejtësia, mund të jetë një fije më shumë në denoncimin e litarit të mëkatit, padrejtësisë, standardit të dyfishtë, paaftësisë dhe makutërisë së qeverisë ku ti shërben si kukull për vitrinën e jashtme të kryeministrit tonë. Me të të ndan vetëm mosha dhe keni vetëm diferencën e natyrshme që ka një at me të birin; pjesa tjetër mes jush është e ngjashme deri në tmerr.
E ka thënë Mark Twain. E kanë ripërsëritur shumë të tjerë pas tij. Do ta thonë dhe të tjerë më pas. “Kush vjedh një bukë përfundon në burg, kush vjedh një hekurudhë bëhet senator”. Nuk e ka zbuluar, në fakt, shkrimtari i madh amerikan. Ai vetëm i vuri emrin një dukurie që ekzistonte pavarësisht tij. Njëlloj si toka që rrotullohej përjetësisht, pavarësisht se i pari që e tha një gjë të tillë ishte Galileo Galilei. Ajo rrotullohej përpara se italiani i famshëm të na bënte ta besonim një gjë të tillë.
Ka pasur gjithmonë një bukë që vidhej diku. Nga uria e “grabitësit”. Nga uria e fëmijëve të “grabitësit”. Ka pasur dhe ndëshkim për ta. Ka pasur gjithmonë një krim të kryer nga feride shqiptare, amerikane, franceze, gjermane dhe ka pasur dhe ndëshkim për to. Ashtu siç ka pasur dhjetëra “hekurudha” të vjedhura nga njerëz “të famshëm”, senatorë i quan Marku nga Amerika, për të cilët hekuri i “shinave” të munguara shndërrohej në luks privat, në ar dekoratash, por dhe në gozhdë të ndryshkura historie, të cilat herët a vonë do t’ju mbërthejnë dhe juve vetë. Siç ka ndodhur dhe me “senatorë” të tjerë të kësaj sere.
Ju, zoti ministër, zbuluat madje dhe një komplot të së majtës kundër rrugës. Sinqerisht, vetëm Sali Berishën kisha parë që të identifikohej me central bërthamor, me taksat, ujitjen me pika apo ujin e shkripëzuar të detit, por pas tij, edhe ju zgjodhët të identifikoheni me asfaltin e vjedhur të rrugës. Kur na erdhët në ekrane, sytë i mbanit lart, sikur të mendonit se ia kishit hedhur përkohësisht drejtësisë këtu në tokë dhe tani e tutje do ta kishit hesapin me Atë Lart!
Nëse faktohet fajësia juaj, zoti ministër, ju do të jeni padyshim dy herë më shumë hajdut se të tjerët, sepse keni vjedhur në emër të patriotizmit. Por dhe kjo është një histori tjetër. Problemi i madh moral i juaji, sepse atë penal nuk do të mund ta hidhni dot kaq shpejt, është se ju i keni dhënë këtij vendi arsyetimin po juridik, se të vjedhësh a të shpërdorosh nuk është krim, krim është vetëm nëse vjedh ndonjë gjë të vogël e që nuk kushton pothuaj asgjë. Pra, nëse vjedh një celular je kriminel dhe Ministria e Brendshme të konsideron e të numëron për bandit, nëse vjedh dy-tre kokrra mollë, vezë, mandarina apo ca kilogramë rrush je sërish numër dhe përfundon në burg. Por nëse vjedh me kostumin e deputetit, e për më shumë, me kravatën e ministrit të preferuar të kryeministrit, je i pafajshëm. Njëlloj si në rastin kur vret dikë dhe quhesh kriminel, por kur ju jep armët qindra mijëra qytetarëve në duar për t´u vrarë me njëri-tjetrin, kur ju rrëmben dhe qindarkën e fundit nga xhepi, kur i djeg, i dhunon e përdhunon në shpirt, quhesh hero dhe kryeministër i suksesshëm.
I nderuar zoti ministër,
Nuk e di se çfarë qetësuesish farmaceutikë përdor për të ndjellë gjumin që ke humbur. “Miqtë” e tu të afërt që tallen me ty pas krahëve thonë edhe se ke shtuar dozën e parfumit që përdor për të shmangur aromën e keqe të parandjenjave që të prishin ditën. Nuk di se çfarë hesapesh ke bërë me “drejtësinë” për t’iu shmangur asaj derës së rëndë dhe pashpirt që të ndëshkon me vetmi dhe ankth. Sinqerisht më vjen keq që mua, si dhe shumicën tjetër të shqiptarëve që nuk presin asgjë nga ty, nuk arrite ta zhgënjesh; që nuk arrite ta mbaje dhe ca kohë burrërinë tënde kryelartë dhe buzëqeshëse që ta mori pehlivanllëku juridik që zgjodhe. Tani, Zoti na ruajt nga çalimi i krahasimeve, më ngjan si ai lepuri që guxoi të kullosë në kolibe zagarësh dhe u shpëtoi vetëm një çast. Si ai lepuri i fshehur në ferrë që planifikon të kalojë në ferrën më të vogël, me shpresë që zagarëve nuk do t’u shkojë në mend të kontrollojnë aty, siç ju sugjeron proverbi i vjetër.