Italia, ja provincat ku do punësohen 80 mijë emigrantë
zirina llambro
Italia publikon në fletoren zyrtare dekretin për punëtorët stinorë. Me të u hapet drita jeshile për t’u punësuar plot 80 mijë shtetasve nga vende jo-anëtare të BE-së. Vendi ynë është në listën e përfituesve. Gjithçka pas miratimit të kërkesave të paraqitura nga punë-dhënësit. Ministria e Punës te ne, duke pasur në fokus mundësitë e punësimit për emigrantët shqiptarë, bën me dije gjithë informacionin e nevojshëm. Në Gazetën Zyrtare të së premtes, 10 prill 2009 është botuar Dekret-Fluksi për punëtorë stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së. Shifra 80 mijë përfaqëson kuotën maksimale të lejuar për të gjithë këta shtetas”, sqaron specialisti i Drejtorisë së Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi. Sipas tij, duke nisur nga data 11 prill, punëdhënësit që dëshirojë dhe kanë nevojë për këtë kategori punëtorësh, mund të hartojnë kërkesat me emër, që mund të dërgohen sipas procedurës së vendosur. Në dekret janë përcaktuar edhe kuotat përkatëse për secilën provincë. Sistemi i kuotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit në Itali. Kjo nuk do të thotë që një shteti jo anëtar të BE-së, apo institucioni të tij, i vijnë kërkesa pa emër, duke i lënë hapësirë atij që të përzgjedhë punëmarrësit. Pra, secili nga të interesuarit duhet të sigurojë individualisht kontratë pune nga një punëdhënës italian. “Si të gjitha kërkesat e deritanishme, edhe kërkesat për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime”, sqaron eksperti i Ministrisë së Punës. Sipas tij, siç del edhe nga përmbajtja e Dekretit, kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. “Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit, nuk do të mundësohej për shtetasit shqiptarë nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Republikën Italiane në fushën e migrimit, në dhjetor 2008”, thotë Durim Hatibi. Sa i përket procedurës, punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e Ministrisë së Brendshme: www.interno.it, të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinorë 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elektronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Ai duhet të regjistrojë kërkesën e tij brenda datës 15 prill.
kuotat e emigracionit
Rajoni Liguria
Provincat
Xhenova 100
Imperia 250
La Specia 50
Savona 400
Totale 800
Rajoni Piemonte
Provincat
Alesandria 450
Asti 450
Biela 20
Kuneo 2000
Novara 50
Torino 800
Verbania C.O. 15
Verçeli 15
Totale 3800
Rajoni Val d’Aosta
Provincat
Aosta 50
Rajoni Lombardia
Provincat
Bergamo 90
Breshia 550
Komo 20
Kremona 100
Leko 20
Lodi 100
Mantova 2600
Milano 200
Pavia 200
Sondrio 100
Vareze 20
Totale 4000
Provinca Autonome Trento
Trento 3000
Provinca Autonome Bolcano
Bolcano 1000
Rajoni Veneto
Provincat
Beluno 150
Padova 450
Rovigo 600
Trevizo 160
Venecia 1000
Verona 5500
Viçenza 90
Totale 8000
Rajoni Friuli Venecia Xhiulia
Provincat
Goricia 50
Pordenone 150
Trieste 50
Udine 450
Totale 700
Rajoni Emilia Romanja
Provincat
Bolonja 400
Ferrara 400
Forlì - Çezena 2000
Modena 600
Parma 200
Piaçenca 300
Ravena 2500
Rexhio Emilia 100
Rimini 1500
Totale 8.000
Rajoni Toskana
Provincat
Areco 250
Firence 180
Groseto 2500
Livorno 115
Luka 110
Masa Carrara 60
Piza 90
Pistoia 80
Prato 5
Siena 510
Totale 3900
Rajoni Marke
Provincat
Ankona 550
Askoli Piçeno 450
Maçerata 400
Pezaro-Urbino 450
Totale 1850
Rajoni Umbria
Provincat
Peruxhia 270
Terni 80
Totale 350
Rajoni Lacio
Frozinone 100
Latina 6530
Rieti 90
Roma 1000
Viterbo 180
Totale 7900
Rajoni Abruco
Provincat
Kieti 400
L’Akuila** 3500
Peskara 300
Teramo 300
Totale 4500
**Kuota, përkohësisht të ruajtura, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit.
Rajoni Molize
Provincat
Kampobaso 440
Izernia 60
Totale 500
Rajoni Kampania
Provincat
Avelino 80
Benevento 750
Kazerta 2500
Napoli 1250
Salerno 2520
Totale 7100
Rajoni Puljia
Provincat
Bari 700
Brindizi 250
Foxhia 4500
Leçe 700
Taranto 350
Totale 6500
Plani Obama, shans për 12 milionë klandestinë
Një shans për t’u rregulluar statusin afro 12 milionë klandestinëve në SHBA. Kjo është reforma që ka premtuar të ndërmarrë Presidenti Barak Obama. Nga informacioni që sjell për publikun Ministria e Punës në vendin tonë, muajin e ardhshëm Obama do ta paraqesë planin e tij të hollësishëm në një fjalim publik. Kështu, brenda kësaj vere do të ngrihen grupe pune me eksponentë që do të hartojnë Projektligjin në fjalë. Në vija të përgjithshme, zyrtarët thonë se “Administrata Obama” është në të mirë të një legjislacioni që do t’i përfshinte imigrantët e paligjshëm brenda sistemit të ligjshëm, duke pranuar se ato kanë shkelur ligjin dhe duke vendosur gjoba dhe ndëshkime të tjera, sipas natyrës së shkeljes. Veç forcimit të kontrolleve kufitare dhe ndëshkimeve të rrepta për punëdhënësit që punësojnë imigrantë të paligjshëm apo të padokumentuar, reforma e përvijuar synon edhe ngritjen e një sistemi kombëtar për verifikimin e statusit ligjor imigrator të punëtorëve të rinj. “New York Times” në një prej daljeve të saj të ditëve të fundit raporton se “Shtëpia e Bardhë” po përllogarit se mbështetja publike për të rregulluar sistemin imigrator, që siç pranohet gjerësisht është i shpërbërë, do të jetë më e madhe se kundërvënia nga ana e votuesve, që mbështesin mendimin se imigrantët marrin vende pune nga amerikanët. Kundërshtarët e ligjit për legalizimin e statusit të imigrantëve të paligjshëm, shumica Republikanë, janë shprehur se do të kërkojnë të mobilizojnë kundërvënien popullore ndaj çdo përpjekje për të legalizuar punëtorët imigrantë të paautorizuar, në një kohë kur kaq shumë amerikanë janë të papunë.