E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUFT, filial jashtë vendit

 

Për herë të parë një universitet i Shqipërisë, çel filialin e tij jashtë vendit. Është Universiteti Evropian i Turizmit (EUFT), i cili ka ndërmarrë iniciativën dhe këto ditë zhvilloi ceremoninë e përurimit në Itali. Dega e EUFT u çel në Paestum të Italisë, një zonë e njohur turistike dhe antike. Ceremonia e përurimit të filialit të universitetit u zhvillua në muzeun e Paestumit, ku morën pjesë personalitete të larta akademike, Kryetari i Bashkisë së Paestum, Dekani i Fakultetit të Turizmit në Universitetin e Napolit: Prof. Dr. Gian Maria Piçinelli deputeti i rajonit, Drejtori i Monumenteve me qendër në Bruksel, Rektori i EUFT, Prof. Dr. Salvatore Messina, etj. Të pranishëm në këtë eveniment ishin një grup studentësh të UEFT në Tiranë dhe të programit master të këtij universiteti, të cilët qëndruan një javë në Itali me rastin e ceremonisë dhe një guide turistiko-studimore të sponsorizuar nga EUFT. Në ceremoni, të ftuarit folën për rëndësinë e një turizmi të qëndrueshëm dhe zhvillimin e tij, duke sjellë si shembull disa rajone turistike të Italisë. I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Kryetari i Komisionit Evropian për Turizmin. Ai përshëndeti iniciativën, kurse theksoi rolin që ka turizmi në ekonomitë e vendeve. Më tej, ai u ndal edhe në nevojën për evidentimin e pasurive unike. “Komisioni Evropiani po e shikon me prioritet zhvillimin e sektorit të turizmit në vendet e Evropës”, - vuri në dukje Kryetari i KE për Turizmin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›