Higjiena mbyll shkollën industriale
Kushtet e rënda të higjienës rrezikojnë nisjen e shkollës së mesme për 1 mijë nxënës në Fier.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Alarmi vjen nga vetë drejtori i shkollës së mesme industriale, Dritan Petova. Disa herë ishte përfolur mbyllja e godinës gjatë vitit të kaluar, por kësaj radhe Drejtoria e Shëndetit Publik ka qenë e vendosur për t’i vënë drynin.
Mungesa e kushteve higjienike ka qenë një nga arsyet kryesore, por pas kësaj deklarate të bërë nga DSHP-ja, drejtori Petova e ka kërkuar zgjidhjen pranë Bashkisë Fier. “Nuk mund të lëmë kaq shumë nxënës të braktisin bankat e shkollës, duke i thënë stop arsimit. Organet kompetente duhet të marrin masa për ta sjellë në një gjendje të mirë këtë godinë. Nuk ka banja, nuk ka kushte të tjera për të siguruar mësimdhënie normale. Ka ardhur disa herë Drejtoria e Shëndetit Publik për kontroll dhe ishte bërë paralajmërimi. Pas kontrollit të fundit është lëshuar një procesverbal ku përshkruhet se shkolla “Petro Sota” do të qëndrojë e mbyllur për një kohë të pacaktuar, si shkak i mungesës së kushteve higjieno-sanitare dhe të një rikonstruksioni emergjent në katin e dytë të saj”, pohon Petova. Sipas tij, nisur nga kjo gjendje i ka kërkuar ndihmë pushtetit vendor. Përfaqësues vendorë pohuan për gazetën se i kanë bërë një shkresë në mënyrë urgjente Ministrisë së Arsimit dhe ajo është treguar neglizhente ndaj problemit. Specialistja e arsimit në bashki, Adriana Mile deklaroi se në rast se ministria vazhdon të mbajë këtë qëndrim do të shihet një zgjidhje tjetër. “I kemi dërguar dokumentet pranë drejtorisë së arsimit, por ata nuk na kanë mbështetur. Janë justifikuar me mungesë të fondeve dhe nuk na kanë dhënë shpresa. Në rast se do të vazhdojë të jetë ky qëndrim ne do të mundohemi të sigurojmë fonde nga të ardhurat vendore për të ndihmuar në kushtet e shkollës, por gjithsesi do të presim që vetë organi kompetent të marrë përgjegjësinë e duhur”, deklaroi Mile. Por, veç shkollës industriale në Fier dhe shkolla e mesme “Kafaraj” në komunën Frakull mund të mos hapë dyert për nxënësit si pasojë e mungesës së kushteve. Në të gjithë rrethin janë rreth 10 shkolla me probleme të tilla, të cilat mund të përballohen nga njësitë vendore. Të gjitha shkollat në fjalë reflektojnë mungesë të theksuar të bazës materiale, kushteve higjieno-sanitare, si dhe një infrastrukturë të rrënuar në maksimum.