E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet shqiptari, vdiq nga rrëzimi i avionit në Itali

 

ITALI – Shqiptari që humbi jetën në aksidentin ajror të ndodhur dy ditë më parë në Itali, është Florent Ergjika, 30 vjeç. Identifikimi i tij është bërë dje nga policia italiane, e cila gjeti trupat e dy personave në lumin Po, ku ra avioni i vogël 2-vendësh që u rrëzua mbrëmjen e të martës në Aleksandrino të Italisë. Sipas burimeve të policisë italiane, mësohet se 30-vjeçari shqiptar kishte shkuar në vendin fqinj si i ftuari i shtetasit italian Claudio Grecos, edhe ky i fundit i vdekur në të njëjtin aksident ajror. Shqiptari që gjeti vdekjen në aksident ndodhej në Itali për muajin e mjaltit, ndërsa ishte ftuar të fluturonte nga miku i tij italian Claudio Grecos, kunati i Alain Elkan, shkrimtar dhe gazetar i njohur në Itali. Dy miqtë kanë qenë në fluturim të martën rreth orës 19:30, por avioni i tyre 2-vendësh pësoi defekt kur kishte përshkuar vetëm pak kilometra vijë ajrore. Avioni i vogël ku udhëtonin dy miqtë, njëri shqiptar dhe tjetri italian u rrëzua të martën pasdite në lumin Po në Basinjana, në Aleksandrno të Italisë. Përplasja ka qenë fatale për të dy personat, të cilët menjëherë kanë humbur jetën. Florent Ergika së bashku me Claudio Grecon, 57 vjeç ishin nisur me avion nga Piovera e Alesandrinos dhe pasi kishin kryer vetëm disa milje fluturim janë rrëzuar në ujërat e lumit Po.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›