Higuain, 4 muaj jashtëReali shumë pranë Adebajor
MADRID- Reali i Madridit nuk do të ketë të gatshëm për 4 muaj sulmuesin Gonzalo Higuain, që është operuar nga hernia diskale dhe thuajse i ka dhënë fund sezonit. Një problem i tillë e ka rikthyer në merkato klubin madrilen, që është shumë pranë blerjes së Emanuel Adebajor nga Mançester Siti.
Me marrjen e Edin Xhekos, klubi anglez e ka nxjerrë në shitje sulmuesin dhe në orët e ardhshme pritet edhe firma me Realin, që ka në dispozicion vetëm Karim Benzema si sulmues të mirëfilltë. Ndërkohë, trajneri i Realit të Madridit Zhoze Murinjo e konsideroi rastin e Higuain si të ngjashëm me atë të Xhon Territ, në kohën kur drejtonte Çelsin.
“Tjetër gjë është rikuperimi klinik dhe tjetër gjë rikuperimi i formës së dikurshme, - komentoi Murinjo. – E njëjta gjë ndodhi edhe me Terrin në Angli. Ai u rikthye në stërvitje pas disa muajsh dhe nisi të luante sërish, por vuajti shumë që të rikthehej qendërmbrojtësi më i mirë i Premier Ligës”, shtoi portugezi.
Higuain nuk luan që prej një muaji, ndërsa ai shkoi në Çikago për të zgjidhur problemet me hernien. Në konferencën për shtyp, Murinjo kërkoi sërish në mënyrë indirekte blerjen e një sulmuesi. “Milani përshembull ka Ibrën, Inzagin që është i dëmtuar, por ka edhe Kasanon, Robinjon dhe Paton.
Nëse shikon të gjitha skuadrat do të shohësh se kanë një numër të madh sulmuesish, ndërsa ne kemi vetëm Karimin”, deklaroi Murinjo. Trajneri portugez u zgjodh më i miri i vitit 2010 nga FIFA, por ai nuk e priti mirë faktin që e përmendën si trajner të Realit.
“Është normale, sepse në vitin 2010 unë kam drejtuar Interin dhe Realin”, shpjegoi tekniku nga Setubali.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Higuain, 4 muaj jashtë Reali shumë pranë Adebajor