E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shkencëtarit, SHBA hedh poshtë akuzat

"Janë absurde akuzat e formuluara nga Teherani sipas të cilave SHBA-të janë pas atentatit ku humbi jetën një shkencëtar bërthamor iranian". Kështu është shprehur zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner. Ai ka hedhur poshtë akuzat e ministrit të Jashtëm iranian që kishte vënë gishtin kundër SHBA-ve dhe Izraelit.
Më herët gjatë ditës, televizioni shtetëror iranian, IRIB, tha se hetimet e para kanë treguar "shenja" të implikimit të Shteteve të Bashkuara, Izraeli dhe "mercenarët" e tyre, në atë që u përshkrua si akt terrorist.
Masud Mohamad profesor i fizikës atomike në Universitetin e Teheranit, u vra sot nga një sulm me bombë jashtë shtëpisë së tij në Teheran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›