E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pizzaro kthehet në Romë

David Pizzaro i ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të kthehet te ish-klubi i tij Udinese, dhe ka insistuar se ai dëshiron që ta mbyll karrierën te Roma.

“Do të rikthehem të Roma. Jam shumë i lumtur që po kthehem te Gialloriossët dhe do të përfundoj karrierën aty. Ende kam edhe një vit kontratë me Romen dhe huazimi të City ka qenë vetëm për gjashtë muaj”, tha Pizzaro për La Gazzetta dello Sport.

Ai po ashtu tha se gruaja e tij dhe ai dëshirojnë që fëmija i tyre i tretë të lind në Romë, kështu që nuk e ka ndërmend që të largohet sërish nga kryeqyteti italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›