E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain vazhdon me Realin

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain e ka vazhduar kontratën edhe zyrtarisht me Realin e Madridit deri në vitin 2016. Po ashtu, ai do të paguhet dyfish, në bazë të marrëveshjes së re. “Fakti se Mourinho e ka kërkuar konfirmimin tim është një gjë e madhe. Unë nuk kam kërkuar kurrë të largohem, dëshiroja të qëndroja këtu”, deklaroi 23 vjeçari. Përfaqësuesi argjentinas pati një sezon fenomenal me Realin, duke përfunduar sezonin si golashënuesi më i mirë i klubit madrilen, madje duke e lënë në bankinë edhe përforcimin nga Franca, Karim Benzema.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›