E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon ndërron mendje

Braziliani Maicon është tërhequr prapa. Pasi kishte deklaruar se dëshironte gjithsesi të transferohej te Real Madrid për sezonin e ardhshëm, mbrojtësi i djathtë i Interit ka siguruar se dëshirë e tij është që të mbetet në ekipin nga qyteti i Milanos. “Dëshiroj të qëndroj tek Inter. Do të largohesha vetëm nëse këtë ma kërkon presidenti Moratti”, tha njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në pozitën e tij. Pas transferimit të trajnerit portugez Jose Mourinho te Real Madrid, flitet se edhe mbrojtësi brazilian do t’i bashkohet klubit madrilen gjatë kësaj vere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›