E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Edi Rama dil ne debat ose terhiq shpifjet

Ne nje kohe qe situata nga permbytjet ne Shkoder vijon te jete e renduar duke perbere emergjence, politika ne Tirane ka vijuar replikat. Ministri i Energjetikes, Dritan Prifti, teksa sqaroi dje ne oret e pasdites qendrimin me te fundit rreth kerkesave per doreheqje drejtuar nga Partia Socialiste, ka kerkuar nga Edi Rama qe te vije ne debat publik me te, ose te terheqe te gjitha shpifjet. Sipas Priftit te vetmit qe mund t'i kerkojne doreheqjen jane Berisha dhe Meta, te cilet sipas tij, e kane falenderuar per punen e bere. "Te drejte ligjore e te drejte morale per te kerkuar doreheqjen time ne detyre kane vetem dy persona, njeri quhet Sali Berisha dhe eshte kryeministri i vendit, dhe vetem ai ka te drejten ligjore dhe morale te gjykoje punen time se si e kam bere dhe te kerkoje pastaj doreheqjen, apo te me falenderoje per punen sic me ka falenderuar. Personi i dyte quhet ilir Meta"- deklaroi Prifti. Gjate reagimit te tij, Prifti e ftoi publikisht Ramen te zgjidhte nje person nga kabineti i tij dhe se bashku, ne nje debat televiziv te flisnin per gjithcka ka ndodhur, ne te kundert ai duhet te heshte dhe te mos shpifte. "Zoti Rama zgjidh njeriun me te mire qe ke ne stafin tend dhe une e ftoj te dale me mua ne debat publik, zgjidhni televizionin, studion dhe moderatorin dhe t'ju tregojme te gjithe shqiptareve se si kemi vepruar. Neqoftese nuk ke guximin te vesh perpara meje njeriun tend me te mire, qe te beje transparence perpara te gjithe shqiptareve atehere pusho, mos shpif, mos trillo"- perfundon Prifti. Nga an tjeter KESH ka deklaruar dje se, ka ulur dukshem shkarkimet ne kaskaden e Drinit. Te dhenat me te fundit bejne te ditur se Fierza ishte dje ne kuoten e 290.2 meter, nje renie me 14 cm qe nga mbremja e djeshme. Prurjet ne hidrocentralin e Fierzes llogariten ne 560 meter kub uje ne sekonde nga 570 qe ishin dje dhe derdhjen 600 meter kub uje ne sekonde nga 900 meter kub uje ne sekonde qe ishin dje. Ne Koman niveli dje ishte 170.3 cm dhe ka nje renie me 7 cm, prurjet llogariten ne 200 meter kub uje ne sekonde dhe derdhjet 700 meter kub uje ne sekonde. Ne Vaun e Dejes niveli i ujit llogaritet ne 74.4 meter, prurjet 200 meter kub uje ne sekonde dhe derdhjet 950 meter kub uje ne sekonde.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›